Lajme
Menaxhimi i pakënaqësive !
Një identifikim relativisht i plotë dhe i saktë i realitetit aktual politik në Kosovë nga një perspektivë e re duhet parë si domosdoshmëri për t’i parashikuar dhe për t’iu shmangur konsekuencave të mundshme në shumë plane që prekin esencialisht të ardhmen politike dhe stabilitetin e Kosovës.
Objektiv i parë ku duhet të fokusohet analiza e realitetit të sotëm politik është veriu i Mitrovicës: rrethanat politike të gjenezës së tij dhe, për më shumë, ç’ synohej të arrihej me këtë dhe sa largvajtëse ishin prapaskenat e një konstruksioni të tillë? Nga perspektiva e sotme nuk është vështirë të kuptohet se jeta jonë politike ka marrë të çara të pandreqshme me vetë ekzistimin e këtij problemi, kur forca të caktuara ndërkombëtare u instaluan dhe e krijuan si zonë të mbrojtur për minoritetin serb. Çuditërisht dhe fatkeqësisht, ky synim për realizimin e këtij projekti u pranua në heshtje dhe pa kurrfarë kundërshtimi nga subjektet e atëhershme të dala nga lufta, të cilët aq shumë mburreshin se e sollën lirinë dhe e bënë historinë…
Mbase edhe mund të arsyetohet se nuk është mundur të bëhet më shumë, kur që më parë nga forcat ndërkombëtare i ishin përcaktuar caqet politike “veriut të Kosovës”. Ky rajon ishte disenjuar që të ketë një rol balancues dhe të shërbejë si ekuilibrim gjendjesh, por me kohë situata ka rrëshqitur jashtë kontrollit, nga ndërhyrja dhe mbështetja e hapur e pushtetit të Serbisë, duke u forcuar strukturat paralele serbe nga mosreagimi dhe neglizhimi i faktorit ndërkombëtar. Dhe tani pasojat nga një politikë e tillë po shihet se janë shumë më të rënda se është menduar në fillim, duke e vendosur faktorin ndërkombëtar para dy zgjidhjesh: ose nënshtrim ndaj strukturave të paligjshme serbe dhe legjitimimin e ndarjes së Kosovës, ose kthimin e gjendjes së ligjshmërisë me përdorimin e forcës policore-ushtarake, si opsioni më i padëshirueshëm…
Një objektiv tjetër duhet të jetë dialogu i paralajmëruar politik: të merret kjo si një ogur rrënues politik, apo si proces normal i dialogimit që do të çonte drejt relaksimit të raporteve me Serbinë, e që si efekt final do të duhej të kishte njohjen edhe nga Serbia. Natyrisht, obligim parësor i subjekteve tona politike mbetet ruajtja e paprekshmërisë së Pakos së Ahtisarit. Nëse për çfarëdo motivi qoftë ajo preket në rastin “veri..”, ja motivi për ta përmbysur të tërën nga popullata shqiptare. Sepse kreatura “veriu i Kosovës” nuk ka pasur kurrë statusin e entitetit, ajo është krijuar artificialisht pas luftës, kështu që nuk mund të legjitimohet si rajon me të drejtën për status special apo çfarëdo forme tjetër jashtë Pakos së Ahtisaarit.
Çdo imponim për ta ridisenjuar atë jashtë formës aktuale është ecje drejt ndarjes së Kosovës, që deshëm s’deshëm do të kishte implikime rajonale. Mirëpo bisedat eventuale politike nuk nënkuptojnë apriori rrënimin e saj, kështu që mbështetja e miqve ndërkombëtarë edhe në këtë dialog është relevante, por edhe pjekuria jonë politike ka peshë në këtë kontekst. Andaj si t’i menaxhojmë pakënaqësitë eventuale që do të shfaqen nga subjektet parlamentare politike, sidomos ato opozitare, po edhe nga shtresa të tjera të shoqërisë kosovare, të cilat edhe për përfitime politike, sikur janë të frustruara dhe në pritje se si të veprojnë para këtij paralajmërimi.
Në rrafshin tjetër, si për ta arsyetuar gjendjen, qëllimisht Kosova po mbahet si “vrima e zezë” e Evropës pa të drejtë liberalizimi të vizave. Një privim ky nga një e drejtë elementare njerëzore për qytetarët e Kosovës, të cilët sikur nuk janë të denjë dhe nuk meritojnë një “privilegj” të tillë, pavarësisht se themelet e qytetërimit dhe civilizimit të tij i ka në djepin e kulturës evropiane! Se për defektet tona të brendshme jemi vetë fajtorë nuk ka dyshim, por pse BE-ja nuk po arrin të krijojë një politikë unike për Kosovën, e cila po rëndon së tepërmi në qeniesinë tonë politike dhe po reflekton negativisht edhe në proceset e brendshme politike, nuk mund të fajësohet vetëm politika kosovare. Apo, mbase, edhe ky kinse “jounitet” politik është i llogaritur…
*Pikëpamjet e shprehura në këtë kronikë shprehim mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












