Kosova
Memli Krasniqi takon mërgatën e Zvicrës
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë qëndrimit në Zvicër është takuar komunitetin shqiptar në Kantonin e Gjenevës.
Ai, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se festa e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nuk mund të përmbyllej pa e ndarë gëzimin me mërgatën, e cila i ka dhënë shumë Kosovës për arritjen e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.
“Falënderim për Prof. Djawed Sangdel, drejtor menagjues i Swiss UMEF University, në hapësirat e të cilit patëm një takim mbresëlënës me komunitetin shqiptar në Kantonin e Gjenevës. Mërgata jonë këtu, përveç që kanë dhënë gjithçka për Kosovën, po ashtu ka sjellë edhe Kosovën në Zvicër. Xhaka, Shaqiri, Behrami e shumë sportistë e artistë të tjerë, sot i bëjnë nder secilit qytetar të Kosovës, secilit shqiptar kudo që është, me kontributin e tyre në zhvillimin e sportit, artit e kulturës dhe fushave të tjera këtu në Zvicër”, shkruan Krasniqi.
Ai mes tjerash theksoi se duke krijuar mundësi për rikthimin e trurit dhe investitorëve nga mërgata në Kosovë, mund të ndërtohet një ardhme më prosperuese për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.
“Është për t’u përshëndetur fakti se mërgata jonë ka arritur të integrohet më mirë se kushdo tjetër nga jashtë, pa e shkëputur as edhe më të voglin element që i lidhë me Kosovën dhe me kombin tonë. Dilema rreth të ardhmes tonë nuk ka. Duke krijuar mundësi për rikthimin e trurit dhe investitorëve nga mërgata në Kosovë, ne mund ta ndërtojmë një të ardhme më prosperuese për shtetin dhe qytetarët tanë”, shkruan Krasniqi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












