Kosova
Memli Krasniqi dhe Uran Ismaili vizitojnë Thaçin e Veselin në Hagë
Mësohet se kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me Uran Ismailin kanë vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, përcjell albinfo.ch.
Krasniqi ka shkruar se dyert e hekurta e muret e larta të Hagës çdo ditë e më shumë po e humbasin betejën në përballje me zemrat, besimin dhe kurajën e ish-krerëve të UÇK-së.
Kryetari i PDK-së ka thënë se Thaçi e Veseli ishin ballëlart si gjithmonë, me Kosovën në zemër.
Njoftimi i plotë:
Bashkë me Uranin, vizituam përsëri në Hagë Presidentin Hashim Thaçi e Kryetarin Kadri Veseli. Dyert e hekurta, korridoret e gjata e muret e larta, çdo ditë e më shumë po e humbasin betejën kundrejt zemrave, besimit dhe kurajos së çlirimtarëve tanë.
I gjetëm të gjithë bashkë ballëlart – si gjithmonë – dhe me Kosovën në mendje e zemër, që vazhdon t’i frymëzojë, t’i mbajë të fortë e krenarë secilin.
Gjithmonë me ta dhe pranë tyre, deri në ditën e shumëpritur të triumfit të drejtësisë! Sepse, dielli do të lindë përsëri!
E-Diaspora
-
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali Ndjekje spektakolare në A15, arrestohen dy shtetas shqiptarë... -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











