Kosova
Mehaj: Kosova do të luajë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e demokracisë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka mirëpritur vendimin e avancimit të statusit të Kosovës në anëtar të asociuar të NATO-s, përcjell albinfo.ch.
Mehaj shkruan se rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO po shkon përtej bashkimit në një aleancë, ndaj dhe me hapa të tillë do të luajë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e vlerave të demokracisë.
”Sot shënojmë edhe një moment tjeter historik për Kosovën, me ç’rast Asambleja Parlamentare e NATO-s ka miratuar me shumicë votash avancimin e statusit të Kosovës nga vëzhgues, në anëtar të asociuar. Rruga jonë drejt anëtarësimit në NATO nuk ka të bëjë vetëm me bashkimin në një aleancë; por shkon përtej, për të afirmuar përkushtimin tonë për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.
Në këto kohë sfiduese, ku rrethanat e reja gjeopolitike kanë ndryshuar, roli i Kosovës brenda NATO-s është më jetik se kurrë.
Ndërsa qëndrojmë në prag të këtij kapitulli të ri, për shtetin tonë, ne po i hapim rrugë së ardhmes, ku Kosova do të luajë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e vlerave të demokracisë, sigurisë dhe respektit të ndërsjellë në skenën globale.
Ne kemi shumë punë përpara për PFP-në dhe disa procese të NATO-s, por duke punuar së bashku me aleatët tanë, do ta arrijmë edhe atë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit









