Lajme
Mediumi shtetëror iranian: ‘Raundi i fundit i raketave’ u lëshua para fillimit të armëpushimit
Mediumi shtetëror iraniane thotë se ‘raundi i fundit i raketave’ u hodh para fillimit të armëpushimit, përcjell albinfo.ch.
Media shtetërore iraniane SNN raporton se Irani ka hedhur “raundin e fundit të raketave” drejt Izraelit para se të hyjë në fuqi një armëpushim, shkruan bbc, transmeton KosovaPress.
Ndërsa, Izraeli tha se më parë kishte zbuluar valë sulmesh me raketa, të cilat vranë të paktën katër persona.
Televizioni shtetëror i Iranit po raporton gjithashtu se një armëpushim është “imponuar” ndaj Izraelit pas valëve të sulmeve iraniane.
Si përkujtesë, Izraeli nuk e ka pranuar publikisht propozimin për armëpushim.
Për armëpushimin ka njoftuar mbrëmë presidenti amerikan, Donald Trump.
Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Donald Trump ka dhënë detaje për armëpushimin, derisa ka thënë se lufta ka qenë e mundshme të vazhdonte për vite të tëra, duke çuar në shkatërrimin e Lindjes së Mesme.
Por, siç ka thënë ai, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Sipas Trump, “brenda 24 orësh” lufta zyrtarisht do të përfundojë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












