Lajme
Mediet maqedonase “nxitëse” të protestave
Protestat e fundit në Shkup, të cilat lanë pas dëme, persona të lënduar dhe të arrestuar, nxorën edhe një herë në sipërfaqe rolin e medies
Informimi i pasaktë për shkaqet e protestës të të rinjve shqiptar, por dhe mos informimi i saktë për protestën e të rinjve maqedonase nxitën edhe më shumë tensionet. Por pse media si ka mësuar leksionet?
Pamjet e protestava të së shtunës nga të rinjtë shqiptarë në Shkup ngjallnin kujtime të padëshiruara nga e kaluara.
Por publiku maqedonas thuajse mbeti i painformuar saktë se për çfarë protestohej. Shume pak medie në gjuhën maqedonase njoftuan se pas protestës të më hershme nga ana e një grupi maqedonas kundër emërimit të Ministrit të Mbrojtjes Talat Xhaferri, ishin rrahur të rinj shqiptar. Disa prej tyre nën moshën madhore.
Ky fakt ngjalli reagime të mëdha në rrjetet sociale. Komentet nga shqiptarët ishin se mediet kontribuojnë në nxitjen e dhunës duke qenë të njëanshëm. Përballë pamjeve që qarkullonin me shpejtësi në internet, të cilat tregonin se si të rinjtë maqedonas brutalisht rrahin dhe sulmojnë me gjësende të forta kalimtarë të rastit shqiptarë, ato nuk u gjendën fare në mediet maqedonase dhe as u nuk u dënuan nga ndonjë zyrtar i lartë.
Ky fakt nxiti reagime të mëdha të cilat më pas u artikuluan në protesta, sqaron Artan Sadiku, analist:
“Besoj që në këtë mllef ndikoi si nxitje edhe mos mbulimi i këtij incidenti i këtyre ngjarjeve nga ana e medieve maqedonase me çka shumica e qytetarëve (shqiptarë) krijuan bindjen se këta medie duan të fshehin dhe minimizojnë këto incidente”, thotë Sadiku.
Raportime selektive
Luran Ahmeti, është aktor. I suksesshëm në profesionin e tij por rrallë herë i hapur për komente për zhvillimet shoqërore. Megjithatë kohëve të fundit është aktiv në rrjetet sociale duke shprehur hapur zemërim për raportimet selektive të medieve maqedonase:
“Jam shumë i irrituar sepse besoj thellë sepse nuk do të kishte ndodhur ndonjë problem apo incident i madh nëse do të kishte raportim të drejtë nga mediet maqedonase dhe nëse populli i thjeshtë (maqedonas) do ta dinte se njerëz të maskuar rrahin fëmijë prej disa javësh”, thotë aktori Lura Ahmeti.
Por si shpjegohet që mediet pas edhe aq trajnimesh, diskutimesh, kursesh të dështojë në plotësimin e misionit të tyre?
Bobi Hristov Kryeredaktor në televizioni 24 Lajme, i cili ishte ndër të paktit korrekt në raportimin e shkaqeve të protestës thotë ashtu si në fushat e tjera të jetës edhe në media ka shumë punë që të arrihet njohje e ndër sjellë mes komuniteteve në Maqedoni.
“Nëse duhen kërkuar shkaqe, ato janë më të thella se sa jo profesionalizimi i medieve dhe kjo ka të bëjë, për fat të keq, me faktin e dy bashkësitë etnike janë të ndara, mosnjohja e ndërsjellë dhe mbi të gjitha mos informimi se çfarë ndodhë, kushtimisht thënë, në anën tjetër”, thotë Hristov.
“Tjetri” viktimë, nuk është lajm
Artan Sadiku thotë se ndikimet politike në media kanë krijuar mendësi edhe të gazetarët të cilët nuk përpiqen të raportojnë për një shoqëri me gjithë ndyshueshmëritë e saj:
“Është krijuar një mentalitet i cili është i ngujuar thellë në vetë mënyrën e të menduarit kritik dhe të asaj që është vizive dhe nuk është vizive për këta gazetar dhe mund të them se ngjarjet e tilla me kontekst ndër etnik ku në shumicën e rasteve grupe të tjera (jo maqedonas) janë viktima ndoshta aspak nuk janë të pranueshme as vizuelisht si lajme, si çështje apo si ngjarje faktike për këta gazetarë”, thotë Sadiku.
Rasti i fundit me protestat vetëm sa ritheksoi edhe një herë rëndësinë e madhe të raportimit profesional dhe rolin e madh që ka media në shoqëri. Fakti që publiku në Maqedoni flet më shumë gjuhë bën që mediet maqedonase të jenë në fokus edhe nga shqiptarët shumica e të cilëve flet maqedonisht. Vëzhguesit thonë se mediet maqedonase nuk marrin këtë parasysh ose luajnë qëllimshëm me sentimentet. Efekt të cilin nuk e kanë plotësisht mediet në gjuhën shqipe për shkak se shumë pak maqedonas njohin gjuhën shqipe.
/Nazim Rashiti -Diversitymedia/
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”








