Kosova
Mediet e huaja raportojnë për sulmin në Deçan
Mediat ndërkombëtare raportojnë për tragjedinë në Gllogjan
Bëhet e ditur shumë medie të njohura botërore kanë raportuar për sulmin e së premtes në Gllogjan, ku u vranë tre persona e një tjetër u plagos. Në mesin e medieve të huaja që raportuan për ngjarjen e rëndë janë edhe agjencia e njohur amerikane e lajmeve, “Associated Press”, dhe transmetuesi publik gjerman, “Deutsche Welle”.
“Një burrë i paidentifikuar hapi zjarr ndaj një autobusi që po bartte adoleshentë në perëndim të Kosovës të premten, duke vrarë tre persona e duke plagosur një tjetër, thonë policia e raportimet e medieve”, shkroi agjencia “Associated Press”.
“Presidentja Vjosa Osmani e quajti tronditës sulmin dhe u bëri thirrje zyrtarëve për sundim të ligjit që t’i gjejnë autorët sa më shpejt që është e mundshme”, shkruan më tej agjencia e njohur amerikane.
Për sulmin raportoi edhe transmetuesi i njohur publik gjerman, “Deutsche Welle”. “Drejtuesi i autobusit u vra menjëherë, ndërsa tre adoleshentët u lënduan. Ata u dërguan në spital, ku dy nuk u mbijetuan plagëve. Raportohet se adoleshenti i tretë është në gjendje të qëndrueshme. Më vonë, disa medie cituan zyrtarë të kenë thënë se më shumë persona janë të plagosur”, raportoi “Deutsche Welle”.
Rreth tragjedisë së rëndë shkroi edhe agjencia e njohur britanike, “Reuters”. “Një drejtues autobusi dhe dy adoleshentë u vranë në Kosovën perëndimore, kur një burrë i maskuar hapi zjarr ndaj një autobusi që po bartte pasagjerë, përfshirë nxënës që po ktheheshin në shtëpi, tha një komandant policie të premten”, raportoi agjencia “Reuters”.
Lajmin e raportuan edhe disa medie të tjera të huaja, përfshirë rrjetin e njohur medial në Shtetet e Bashkuara, “ABC News”, Shërbimi në gjuhën angleze i Radios “Evropa e Lirë”, faqja izraelite e lajmeve në gjuhën angleze, “Jerusalem Post” e medie të tjera.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













