Lajme

Mediat ndërkombëtare për rrënimin e murit në Mitrovicë

“Shenjë e relaksimit. Muri i ndërtuar që ndante banorët serbë të Mitrovicës dhe shqiptarët është rrënuar”, shkruan ‘bluewin.ch’

Rrënimi i murit në Mitrovicë që ishte ngritur nga serbët dhe që po ashtu u rrënua nga serbët, ka bërë vend edhe në mediat ndërkombëtare që kanë shkruar për këtë rast, raporton albinfo.ch.

 

“Serbët lokalë në Kosovë kanë përdorur buldozerë të dielën për të shkatërruar një mur që e kishin ndërtuar vetë në qytetin etnikisht të ndarë të Mitrovicës”, shkruan “Reuters”.

 

“Dy buldozerë ishin angazhuar që të shembin murin që ndante Mitrovicën. Ndërtimi i murit kishte zgjuar reagime të mëdha”, shkruan ‘yahoo.com’.

 

“Shenjë e relaksimit. Muri i ndërtuar që ndante banorët serbë të Mitrovicës dhe shqiptarët është rrënuar”, shkruan ‘bluewin.ch’.