Sport
Mediat kroate: “Kosova do ta shkatërrojë reprezentacionin zviceran”
Trajneri i Përfaqësueses së Zvicrës në futboll, gjermani Ottmar Hitzfeld, duhet të kompletojë sërish skuadrën e tij nëse Kosova pranohet në UEFA, shkruajnë mediat kroate para ndeshjes së sotme miqësore ndërmjet Kroacisë dhe Zvicrës.
Skuadra zvicerane mund të mbetet pa lojtarët shqiptarë: Valon Behrami, Blerim Xhemali, Admir Mehmedi, Granit Xhaka dhe pa yllin e futbollit, Xherdan Shaqiri, shkruan tribina.hr.
Federata Zvicerane me vite po përballet me frikën që mund t’i humbë talentet e futbollit.
Por e ardhmja mund të jetë edhe më keq.
“Nëse ndodh ajo që serbët pretendojnë të jetë e pamundur që të pranohet Federata e Futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, për zviceranët mund të jetë njëra nga goditje më të rënda. Do ta humbin gjysmën e ekipit”, shkruan tribina.hr.
Tribina.hr ka marrë shembull futbollistin kroat, Ivan Rakitic. Nëntëmbëdhjetëvjeçari ka luajtur në fanellën e kombëtares kroate, edhe pse ishte rritur si futbollist në vendin ku kishte lindur.
“Mediat zvicerane ishin zemëruar se kroatët po na vjedhin lojtarët”, shkruan tribina.hr, duke përmendur edhe rastet e tjera, si Mladen Petriçin, rastin e Zdravko Kuzmanoviçit, i cili ishte në ekipin zviceran U21 dhe ishte marrë nga serbët.
Tribina.hr flet edhe për vëllezërit Izet dhe Sead Hajrović, rastin e Haris Seferoviqit, i cili ishte golashënuesi më i mirë i Kampionatit Botëror U17, ku Zvicra ka qenë kampione. Por, deri tani problemin më të madh Zvicra do ta ketë me Kosovën, që mund të mbetet pa gjysmën e ekipit, shkruan tribina.hr.
Përkundër këtyre pohimeve të medieve kroate, reprezentuesit shqiptarë të Zvicrës shpesh kanë deklaruar se nuk do të luajnë për Kosovën, edhe pse FIFA ka marrë vendim të lejojë përfaqësuesen kosovare të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare.
Sipas tyre Zvicra u ka dhënë shumë dhe i ka mbështetur kur kanë pasur nevojë.
“Nuk mund t’ia harrojmë këtë të mirë vendit helvetik. Mua më kanë vlerësuar gjithmonë dhe më duan shumë atje”, ka thënë në një prononcim Valon Behrami.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim











