Futboll
Mediat gjermane: Rashica largohet nga Werderi për më pak se 38 milionë euro
Milot Rashica ka klauzolë largimi në kontratën e tij me Werder Bremen në vlerë 38 milionë euro
Ylli kosovar me gjasë do të largohet nga klubi gjerman për një shumë më të vogël parash, sipas gazetës Kicker.
E përditshmja kryesore e sportit në Gjermani thotë se përderisa nuk dihet ende se kur apo nëse do të rinisë sezoni aktual në Bundesligë, ky pritet të jetë sezoni i fundit i sulmuesit nga Vushtrria në fanellën e Werderit, transmeton Gazeta Express.
Nëse Werderi ia del ta shmangë rënien nga liga, atëherë Rashica do të jetë i qasshëm për 38 milionë euro falë klauzolës së lirimit që e ka në kontratë.
Por, derisa Werderi duhet të përfitojë nga anësori i Kombëtares së Kosovës, atëherë me shumë gjasë do ta lejojë të largohet për një shumë më të ulët, sipas Kicker.
Rashica e pati një fillim sezon fantastik duke i shënuar shtatë gola dhe tri asiste në Bundesligë, por pësoi rënie në formë në pjesën e dytë të sezonit, duke dështuar të shënojë në nëntë ndeshje radhazi.
Kjo i ka shqetësuar skuadrat e interesuara për të rreth vazhdimësisë së tij, sipas Kicker.
Thuhet se Liverpooli dhe Aston Villa kanë shumë të interesuara për 23-vjeçarin, ndërkohë në Bundesligë ai është vëzhguar nga Borussia Dortmund.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













