Shqipëri
Mediat e huaja: Shqipëria, destinacion turistik që s’duhet humbur
Revista prestigjioze franceze “ELLE” i ka kushtuar një artikull të gjatë promovimit të Shqipërisë si destinacion turistik, duke nxjerrë në pah natyrën e bukur dhe ushqimin bio.
Kryeministri Edi Rama ndau sot përmes rrjeteve sociale një pjesë të këtij artikulli, i cili është një ftesë e hapur për turistët francez që të vizitojnë Shqipërinë.
“Revista prestigjioze franceze “ELLE” promovon Shqipërinë si destinacioni turistik që s’duhet humbur, me “Vende që ju lënë pa frymë, tradita gastronomike të mrekullueshme, trashëgimi kulturore e mahnitshme”, shkruan Rama.
Pas dy sezonesh verore të ndikuara nga pandemia, turizmi i është rikthyer normalitetit dhe këtë e tregojnë të dhënat pozitive të periudhës janar-qershor 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Edhe sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria pritet të ketë këtë vit sezonin më të mirë turistik sa u përket turistëve të huaj, duke tejkaluar dhe vitin 2019 para pandemisë, që deri tani mbante rekordin.
Vetëm gjatë muajit qershor në vend kanë hyrë 876 mijë shtetas të huaj, me një rritje prej gati 40% në krahasim me muajin qershor të vitit 2019.
Të tjera nga Shqipëri
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









