Shqipëria
Mediat britanike e lidhin vrasjen e kandidatit për president në Ekuador me shqiptarët
Ekuadori vitet e fundit është kthyer në një qendër për trafikantët ndërkombëtarë të drogës, të cilët kanë bashkuar forcat me bandat lokale të rrugëve dhe kanë nisur një valë dhune si kurrë më parë në histori.
Vrasja e kandidatit presidencial, Fernando Villavicencio, e vulos zbritjen e Ekuadorit në kaos kriminal. Banda që pretendohet se është prapa vrasjes ka lidhje të ngushta me fraksionet shqiptare që transportojnë kokainë në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu si edhe me kartelet meksikane të drogës.
“Los Lobos”, ose “Ujqërit”, mendohet se përfshijnë deri në 8,000 anëtarë, shumica prej të cilëve e drejtojnë botën e tyre kriminale nga burgjet e Ekuadorit, shkroi The Telegraph.
Villavicencion ishte një kritik i hapur i lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës, ai ishte një nga tetë kandidatët në zgjedhjet e përcaktuara për 20 gusht, përcjell albinfo.ch.
Pjesa më e madhe e 19,000 kilogramëve të kokainës së regjistruar që u kapën në Britani vitin e kaluar ka të ngjarë të jenë marrë nga fraksionet shqiptare që punojnë me “Los Lobos” dhe bandat e tjera ekuadoriane për të transportuar drogë në brigjet britanike, shpesh përmes porteve në Belgjikë dhe Holandë, shkruan koha.net.
Agjencia Kombëtare kundër Krimit ka thënë se grupet e dhunshme kriminale shqiptare dominojnë botën e krimit britanik.
Mediat britanike disa herë kanë shkruar për grupet shqiptare në Britani dhe lidhjet me botën e krimit. Ato shpesh i kanë asocuar me tregtinë e seksit, trafikimin e drogës, trafikim me njerëz, e të tjera, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












