Shqipëria

Shqipëri: Mediat bojkotojnë Kuvendin, fokusohen te protesta e gazetarëve

Të gjitha kamerat janë stacionuar te protesta e gazetarëve

Mediat bojkotojnë si rrallëherë seancën plenare të Kuvendit, ku pritet të kalojë ‘paketa anti-shpifje’.

Të gjitha kamerat janë stacionuar te protesta e gazetarëve, të cilët janë duke protestuar kundër këtij propjektligji.

Teksa kreu i Grupi të PS-së mori fjalën, disa media nisën ta transmetonin duke mentuar se do fliste për pakëtën e shumëkundërshtuar, por sapo u kuptua se Balla as që e kishte në plan ta diskutonte, televizionet ndërprenë transmetimin.

Pavarësisht kundërshtimeve, qeveria duket e vendosur për ta miratuar sot këtë paketë që bie ndesh me lirinë e medias.