Lajme
Media zvicerane: Shqiptari dhe serbi mbesin shokë, pavarësisht ndeshjes futbollistike
Fillimisht njoftimi për ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë ka ngjallur shumë reagime mes kosovarëve dhe atyre serbë. Por jo të gjithë e kanë shikuar lojën me këtë nivel emocional, përcjell albinfo.ch.
20 minute shkruan një shembull tjetër të mirë të serbo-zviceranit Danijel Stefanoviq dhe shqiptarit nga Zvicra, Artan Jakupi, që ndoqën së bashku ndeshjen e Kupës së Botës të premten mes Zvicrës dhe Serbisë
Botërori 2018 tregoi se politika dhe sporti nuk janë gjithmonë të ndara: çështja e shqiponjës dykrenare pushtoi gjithë Zvicrën.
Mirëpo, serbo-zvicerani Danijel Stefanoviq dhe shqiptari nga Zvicra Artan Jakupi nuk provokohen nga deklarata të tilla. Dy specialistët e inxhinierisë civile punojnë së bashku në Bischoff Baudienstleistungen GmbH dhe janë një ekip i sprovuar mirë. Të dy tani janë edhe miq privatë. Të dy e shikuan së bashku ndeshjen e Zvicrës kundër Serbisë.
Ata e rregullojnë çdo rivalitet profesionalisht, shpjegon Danijel: “Atëherë do të diskutojmë, por do të ketë vetëm tallje”. Të dy shpresojnë që një situatë si katër vjet më parë, kur Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri bënë gjestin e shqiponjës dykrenare, të mos ndodhë më.
Por edhe nëse do ta bënte, kjo nuk do ta trondiste miqësinë e tyre. “Unë jam dhe do të mbetem shqiptar dhe ai është dhe do të mbetet serb”, thotë Artani. “Por ne e respektojmë njëri-tjetrin dhe kjo nuk do të ndryshojë, pavarësisht se çfarë bëjnë profesionistët”.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










