Shkurt.ch
Më shumë udhëtarë në aeroportet e Zvicrës
Sipas Aeroportit të Cyrihut rritja e pasagjerëve erdhi si rezultat i frangut të fortë, i cili kishte shtuar më shumë udhëtimet jashtë vendit
Në përgjithësi, vitin e kaluar më shumë se 24 milionë pasagjerë fluturuan nëpërmjet aeroportit të Cyrihut.
Kjo paraqet një rritje prej 6.4 për qind krahasuar me vitin 2010.
Siç njoftuan të mërkurën zyrtarët e Aeroportit të Cyrihut, rritja e pasagjerëve erdhi si rezultat i frangut të fortë, i cili kishte shtuar më shumë udhëtimet jashtë vendit.
Më 2010 në aeroportin e Cyrihut ishin regjistruar 22.9 milionë pasagjerë.
Në Cyrih, kompania ajrore “Swiss” mbetet numër një. Me “Swiss” kanë udhëtuar 55.9 për qind e udhëtarëve për dhe nga Cyrihu. “Air Berlin” me 6.7 për qind, “Edelweiss Air” me 3.9 për qind dhe “Lufthansa”.
Edhe aeroporti i Baselit vitin e kaluar kishte pasagjerë si kurrë më parë. 5’053’664 pasagjerë fluturuan nëpërmjet aeroportit të Baselit, që do të thotë 22 për qind më shumë se në vitin 2010.
Motor i rritjes në Basel është aviokompania e fluturimeve të lira, low cost, EasyJet. Ajo ka një pjesë tregut prej 46 për qind, e ndjekur nga “Air France” dhe “Air Berlin”.
Drejtuesit e aeroportit ndërkombëtar të Baseli, EuroAirport (EAP), pas rekordit të shënuar me pasagjerë në vitin 2011, paralajmërojnë 3 për qind rritje për vitin 2012.
Edhe aeroporti i Gjenevës nuk ishte keq me udhëtarë. Në vitin 2011 aeroporti në fjalë kishte rritje për 10.5 për qind.
Rritje prej 82 për qind ka shënuar edhe aeroporti i Bernës. Nëpërmjet këtij aeroporti fluturuan në total 184’831 udhëtarë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










