Shkurt.ch
Më shumë të infektuar me HIV në Evropën Lindore
Lajm i mirë është se më pak njerëz në mbarë botën janë të infektuar në vitet e fundit me virusin. Lajmi i keq është se në Evropën Lindore, numri i njerëzve të infektuar ka arritur një rekord të ri.
Numri i të diagnostikuarve të rinj me HIV në vitin 2014 ka arritur një rekord të lartë në Evropë. Sipas një raporti të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), numri i të infektuarve të regjistruar vitin e kaluar ka arritur në 142.197.
Më 2013 ishin vetëm 136.235 të diagnostikuar. Në gjithë botën bëhet luftë kundër AIDS-it.
“Ne u bëjmë thirrje që vendet evropiane të marrin masa të guximshme dhe epideminë e HIV ta stopojnë një herë e përgjithmonë”, tha Zsuzsanna Jakab, drejtoreshë e Zyrës Rajonale për Evropë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përcjell albinfo.ch.
Veçanërisht vendet lindore të Evropës kanë regjistruar një rritje të madhe. Rusia njoftoi 85.252 infeksione të reja. Në Bullgari, Hungari, Republikën Çeke dhe Sllovaki numri i të diagnostikuarve çdo vit është dyfishuar që nga viti 2005.
Në Bashkimin Evropian (BE), megjithatë virusi është bartur kryesisht pas kontakteve seksuale mes burrave.
“Diagnoza HIV në mesin e meshkujve është rritur në një shkallë alarmante”, tha ajo në raport.
Për sa i përket Zvicrës, në vitin 2014 raportohet për një total prej 519 të diagnostikuarve që janë konfirmuar me HIV. Kjo paraqet një rënie prej 10 për qind në krahasim me vitin paraprak.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










