Bota
Më shumë se gjashtë milionë vdekje në vit, nga ndotja e ajrit
Ndotja e ajrit është shkaku i më shumë se gjashtë milionë vdekjeve në vit, sipas një raporti nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Më shumë se 90 për qind e popullsisë së botës është e ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit të tepërt, duke çuar në probleme të shumta shëndetësore, sipas një raporti të ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Të dhënat e reja tregojnë se problemi është më I përhapur në qytetet e mëdha, por shifrat tregojnë se cilësia e ajrit është shumë e vogël dhe në zonat rurale.
Maria Najra, drejtor i Departamentit të Shëndetit Publik dhe Mjedisit në OBSH thotë se “ndotja është e mjaftueshme për ti shqetësuar të gjithë.” , vuri në dukje Najre.
“Kjo është një situatë urgjente për shëndetin publik. Veprimet për të zgjidhur problemet nuk mund të vijnë shpejtë dhe mjaftueshëm. ”
Raporti vë në dukje se ndotja ndikon më shumë se 92 përqind të njerëzve, dhe të çon në më shumë se gjashtë milionë vdekje në vit. Pothuajse të gjithë prej tyre, rreth 90 për qind ka ndodhur në vendet e pazhvilluara dhe me të ardhura mesatare.
Testet janë bërë në më shumë se 3.000 vende rreth botës duke matur grimcave të vogla të rrezikshme në ajër.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka refuzuar të thotë publikisht se cili vend është më i ndotur, por rajoni i Azisë Juglindore, duke përfshirë edhe Kinën, Malajzinë dhe Vietnamin kanë treguar nivelin më të lartë të ndotjes.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










