Lajme
Më shumë se 80 për qind e hoteleve, të zbrazëta
Në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) publikuar të mërkurën thuhet se vetëm 16.31 për qind e kapacitete hoteliere shfrytëzohen në Kosovë
Më shumë se 80 për qind e kapaciteteve hoteliere në Kosovë vazhdojnë të mesin të zbrazëta. Kështu thuhet në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) publikuara të mërkurën lidhur me Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e tretë (TM3) 2016.
Në tremujorin e tretë të vitit 2016 pjesë e anketës ishin 109 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve, sipas ASK-së, gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, Ferizajt etj.
Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi ishte 16.31 për qind.
Gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator, numri i vizitorëve ishte 36 872, prej tyre 29.23 për qind ishin vizitorë vendorë dhe 70.7 për qind ishin vizitorë të jashtëm. “Kurse, numri i bujtjeve në TM3 2016 ishte 56 558, ku 27.21% e bujtjeve ishin nga vendorët dhe 72.79% nga të huajt:, thuhet në raport.
Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet, sipas ASK-së, e ka pasur rajoni i Prishtinës me 19 638 vizitorë dhe 31 326 netëqëndrime.
“Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinës, Pejës etj. Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj”, thuhet në raport.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











