Lajme
Më shumë se 8 mijë kosovarë kërkojnë pensionet në Serbi
Sipas Fondit për Sigurimi Pensional- Invalidor të Serbisë, deri më 20 prill, janë ushtruar 8.585 kërkesa nga qytetarët e Kosovës të cilët kërkojnë pensionet në Serbi
Një vendim që ka marrë Qeveria e Serbisë disa muaj më parë, për dhënien e pensioneve për qytetarët e Kosovës, ka stimuluar pensionistët e Kosovës që kanë kontribuar par disa vitesh në Serbi, që t’i kërkojnë kontributet e tyre. Deri më tani më shumë se 8500 kosovarë kanë aplikuar në Serbi për marrjen e pensioneve.
Sipas të dhënave të Fondit për Sigurimi Pensional- Invalidor (PIO) të Serbisë, deri më 20 prill, kur ka skaduar afati për ushtrimin e fletëparaqitjeve për pagesën e pensioneve të mbetura të shtetasve të Kosovë, janë ushtruar 8.585 kërkesa.
Sipas PIO, deri tani janë përpunuar rreth 4.190 prej tyre.
Mirëpo, siç ka deklaruar sekretari shtetëror në Ministrinë e Punës e të Politikës në Serbi, Dragi Vidojeviq, asnjëra nga këto kërkesa nuk është kompletuar që Fondi të nxjerrë aktvendime mbi vazhdimin e pagesës së pensioneve, transmeton RTK.
Vidojeviq i ka thënë gazetës “Politika” se nga 4.190 kërkesa të përpunuara, 2.018 kanë të bëjnë me pagesën e pensioneve të moshës, 1.196 të atyre invalidore dhe 976 pensione familjare. Sipas tij, numri më i madh i kërkesave ka arritur pikërisht nga territori i Kosovës.
”Në mënyrë që bashkësia ndërkombëtare të mos ketë vërejtje, Fondi PIO do të kërkojë nga të gjithë, për të cilët vërtetohet se nuk i kanë kompletuar dokumentet e vlerësohet se mund ta realizojnë të drejtën e pensionit, që të njoftohen për ta plotësuar dokumentacionin”, thotë Vidojeviq.
Sipas tij, Fondi PIO me shkrim mbi plotësimin e dokumentacionit, mund t’i njoftojë rreth 4.000 pensionistë të cilëve ka pushuar t’u paguhet pensioni më 1999, e që të konsiderojnë se kanë të drejtë të vazhdojnë t’i marrin pensionet, por jo edhe ato të mbeturat.
“Të gjithë ata nga territori i Kosovës të cilët më vonë vërtetojnë se kanë të drejtë të vazhdojnë të marrin pensionin e ndërprerë më 1999, duke marrë parasysh se ka skaduar afati për paraqitjen e kërkesave, duhet që më vonë t’i dorëzojnë dokumentet Fondit pensional”, thekson ai.
Në mënyrë që të arrihet tek të gjithë ata që duhet t’i kompletojnë dokumentet, Serbia ka angazhuar edhe Zyrën e Qeverisë serbe për Kosovën, që në bashkëpunim me UNMIK-un të vë lidhje me ushtruesit e kërkesave.
Ai rikujton se para 14 vitesh është ndërprerë pagimi i pensioneve për rreth 50.000 pensionistë të cilët këtë të drejtë e kanë fituar mbi baza të ndryshme dhe se sipas vendimit të Gjykatës në Strasburg, Serbia është obligueshme t’i paguaj pensionet e mbetura.
Ai thotë se llogaritet se nëse të gjithë i kompletojnë dokumentet dhe i marrin aktvendimet mbi vazhdimin e marrjes së pensioneve, Serbisë kjo do t’i kushtojë rreth 1,5 milion euro në muaj.
Ndryshe, Gjykata në Strasburg, sipas ankesës së një qytetari të Kosovës, ka marrë në shkurt të vitit 2012 vendim që Serbia deri në tetor të atij viti të marrë vendimin për pagimin e pensioneve pensionistëve nga Kosova. Një vendim të tillë kishte marrë në vitin 2005 edhe Gjykata e Kushtetuese e Serbisë.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












