Shqipëria
Më shumë se 4000 shqiptarë ikën me gomone drejt Britanisë këtë vit
Duke shfrytëzuar hapësirat ligjore, shqiptarët që mbërrijnë në Angli pretendojnë se janë trafikuar apo shfrytëzuar, dhe kjo e bën më të vështirë deportimin e tyre.
Gazeta britanike “Daily Mail” raporton se deri tani, këtë vit, më shumë se 4000 shqiptarë kanë kaluar kanalin e La Manshit për të mbërritur nga Franca në Angli.
Por, sipas burimeve zyrtare, të cituara nga “Daily Mail”, rritja e numrit të shqiptarëve vjen si pasojë e përdorimit të taktikave të reja të trafikantëve dhe dobësimit të ligjeve të “skllavërisë moderne” në Mbretërinë e Bashkuar.
“Shqiptarët paguajnë më shumë dhe u garantohet qëndrimi në Britani. Këta njerëz vijnë në vendin tonë dhe shpesh shmangin largimin, duke shfrytëzuar ligjet e skllavërisë moderne”, citohet burimi i Ministrisë së Brendshme, transmeton Albinfo.ch.
Duke cituar burime nga Ministria e Brendshme në ishull, shifrat e personave që kalojnë ilegalisht pritet të rriten ndjeshëm këtë vit, krahasuar me një vit më parë që arritën në nivelin e 28500 emigrantëve. Deri tani, numri i emigrantëve të paligjshëm që kanë hyrë në Britani ka arritur në 20000, çka do të thotë se 1/5-ta e tyre ishin shqiptarë.
Nga po të njëjtat burime raportohet se vetëm në qershor-korrik kanë mbërritur 1075 shqiptarë me varka të vogla, të cilët gjejnë oferta të mira përmes rrjeteve sociale, sidomos TikTokut. Në javët edhe muajt e fundit, videot e gomoneve të mbushura me emigrantë janë përhapur gjithmonë e më shumë, ku nuk kanë munguar edhe incidentet në det të hapur.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









