Kosova
Më shumë se 36 mijë qytetarë të Kosovës shkuan në Shqipëri brenda 24 orëve
Java e fundit e gushti i ka zhvendosur shqiptarët e Kosovës në Shqipëri për pushime.
Qysh në orët e para të mëngjesit të së shtunës u nisën mijëra automjete drejt bregdetit, shkruan Top Channel.
Të dhënat zyrtare të policisë kufitare për këto 24 orë flasin për më shumë se 36 mijë qytetarë të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës, me të paktën 10 mijë e 200 automjete, përcjell albinfo.ch.
Shqiptarët e Kosovës janë pushuesit që kryesojnë listën me mbi 1.38 milionë vizitorë, ose 43 për qind më shumë se sa e njëjta periudhë e një viti më parë, kur shifrat flisin për afro 970 mijë turistë nga Kosova, shkruan Top Channel.
Shtete të rajonit, si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, renditen në vendin e tretë dhe të katërt, ndërsa ulje e shifrave është vënë re tek pushuesit nga Serbia. Për 6 muajt e parë të 2023-shit afro 32 mijë e 500 turistë nga Serbia kanë vizituar Shqipërinë, 18% më pak se në 2022-shin, kur shifrat flisnin për afro 40 mijë vizitorë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











