Lajme
Më shumë se 34 mijë raste dhe 692 të vdekur në Itali, brenda 24 orëve
34,767 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Itali, ndërsa fatkeqësisht kanë humbur jetën 692 qytetarë të infektuar.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 49,261.
Kurse numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 529,524, pasi në 24 orët e fundit janë shëruar 19,502.
Sa u përket rajoneve më të prekura: Lombardia është konfirmuar si ajo me rritjen më të madhe të rasteve në 24 orë në + 8553, një shifër kjo pak më e ulët se 9,221 e djeshme, shkruan panorama.al, përcjell Albinfo.ch.
Ndjekur nga Veneto (+3.567) dhe Campania (+3.554), + 2.896 në Piemonte, Emilia Romagna +2.723 raste, 2.658 të reja në Lazio.
Në Toscana ka 1.892 raste të reja, ndërsa në Siçili rritja është 1.838. Nga ana tjetër, ka 1,377 më shumë infeksione të regjistruara në Pulia dhe 1,043 ato në Friuli Venezia Giulia. Vetëm Valle d’Aosta regjistroi një rritje me dy shifra (+91), ndërsa rajonet e mbetura regjistruan raste të reja, të gjitha me tri shifra.
E-Diaspora
-
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen Filmi i shkurtër “Prej 6-ve në 5” është përzgjedhur në garën ndërkombëtare të edicionit të 72-të... -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












