Jeta në Zvicër

Më shumë duhanpirës dhe të varur nga alkooli

Çdo i katërti në Zvicër konsumon duhan dhe çdo i pesti e tepron me alkool. Sjellja e konsumatorit ka ndryshuar pak vitin e kaluar, thuhet në “Panorama 2016”, nga “Sucht Schweiz”.

Sidomos statistikat për të rinjtë janë shqetësuese.
Çdo vit më shumë se 11.000 presona vdesin dhe 10 miliardë franga bëhen shpenzime nga problemet e varësisë.
Shqetësim nga ana e ekspertëve paraqesin sidomos faktet e fundit për të rinjtë.

Në mesin e grupmoshave 15-19-vjeç statistikat tregojnë se është rritur numri i atyre që janë varur nga alkooli.
Vdekjet, të shkaktuara nga duhani, janë rritur në 9500 në vit.

Katër njerëz vdesin çdo ditë për shkak të alkoolit

Për më tepër, në çdo 5 deri 6 orë vdes një person nga pasojat e konsumit të tepërt, thonë ekspertët e varësisë.

Rreth 250.000 njerëz në Zvicër vuajnë nga varësia e alkoolit, një tjetër gjysmë milioni vuajnë për shkak të problemit me të afërmit e alkoolizuar. Rreth 100.000 fëmijë vijnë nga familje me probleme alkoolike.

Gjithashtu përdorimi i kanabisit është i përhapur, sipas ekspertëve.