Sport
Me protesta kundërshtohet logoja e re të FFK-së
Anëtari i grupit Prishtina Designers, Arben Lezi, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se do të ketë protestë më 19 qershor para zyrave të FFK-së, në shenjë pakënaqësie për logon e re të Federatës së Futbollit të Kosovës
Tifozët e futbollit në Kosovë kanë njoftuar se të martën do të protestojnë para objekteve të Federatës së Futbollit të Kosovës për ta kundërshtuar logon e re, e cila u prezantua të shtunën së bashku me fanellat e reja të përfaqësueses së Kosovës.
Anëtari i grupit Prishtina Designers, Arben Lezi, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se do të ketë protestë më 19 qershor para zyrave të FFK-së, në shenjë pakënaqësie për logon e re të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Reagime ka pasur nga më të ndryshmet, teksa artisti Rrezeart Galica ka thënë: “Kjo logo duhet të anulohet, mos formoni komisione matrapazësh, sepse rezultati është si më poshtë”.
I pakënaqur është edhe kryetari i tifozerisë së Kosovës “Dardanët”, Lulzim Berisha, i cili ka shkruar në Facebook se do ta pranojë me shumë kënaqësi vetëm nëse është zgjedhur nga i ndjeri Fadil Vokrri. Por sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, ka thënë për mediet në Prishtinë se logo është unike dhe atë e kanë zgjedhur komisionet profesionale. Ai ka thënë se logo i ka pëlqyer shumë edhe presidentit të ndjerë, Fadil Vokrrit.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










