Lajme
Me përurimin e tunelit Ceneri, Zvicra përmbyll projektin e saj të shekullit
Në kontrast me punën gjigante që është bërë për 28 vite, festimet e hapjes janë më shumë se modeste - koronavirusi ka shkatërruar të gjitha planet
Presidentja Federale Simonetta Sommaruga sapo ka bërë përurimin e tunelit bazik Ceneri. Solemniteti i përurimit po bëhet në portalin verior të tunelit, në Camorino të Ticinos, pas shumë vitesh ndërtimi, raporton srf dhe të gjitha mediat zvicerane.
Në kontrast me punën gjigante që është bërë për 28 vite, festimet e hapjes janë më shumë se modeste – koronavirusi ka shkatërruar të gjitha planet, transmeton albinfo.ch. Kështu, ceremonia e hapjes zhvillohet pa 650 të ftuarit e planifikuar. Po kështu, festa përkatëse në Ticino do të shtyhet për verën e vitit 2021. Vetëm mediat kanë mundësinë të ndjekin ceremoninë në terren. SRF News e transmeton atë drejtpërdrejt.

Presidentja Sommaruga ka hapur ceremoninë me një fjalim. “Unë kam kaluar pushimet e mia në Ticino që kur isha e vogël. Atëbotë më dukej se udhëtimi nuk mbaronte kurrë. Por tani veriu dhe jugu po afrohen”. Projekti Neat është “puna jonë e shekullit dhe na bën krenarë”, ka thënë në fund të fjalimit të saj, presidentja federale.
Presidentja Sommaruga, në një video të publikuar paraprakisht ka thënë se Neat forcon politikën e zhvendosjes (nga transporti rrugor në atë hekurudhor) dhe mbrojtjen e Alpeve, përcjell albinfo.ch. Falë tunelit, udhëtarët arrijnë më shpejt nga veriu në jug. Dhe kështu Kantoni Ticino po përfiton një linjë regjionale hekurudhore (S-Bahn) në trekëndëshin Bellinzona-Lugano-Locarno.
Me tunelin Ceneri, Zvicra po përfundon Transversalen e re alpin (NEAT). Kjo nënkupton një linjë të rrafshtë hekurudhore që përshkon Alpet. Transporti hekurudhor i mallrave kështu do të ketë në dispozicion një korridor të vazhdueshëm prej katër metrash midis Roterdamit (Holandë) dhe Gjenovës (Itali), ka thënë tutje Sommaruga.
Këshilltari Federal Ignazio Cassis ka thënë për SRF se Ticino po bëhet gjithnjë e më shumë një kanton i transportit publik – ndonëse me një vonesë të caktuar krahasuar me zonat urbane të Zvicrës gjermane-folëse. Në këtë kanton mbizotëron bundshëm transporti automobilistik, privat në krahasim me atë publik që zë vetëm 20%të gjithë transportit.
E-Diaspora
-
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët... -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz











