Bota
Me pasaportë italiane false drejt Britanisë, në pranga dy shqiptarë
Operacioni policor “Lutton” ka çuare në pranga 2 shtetas dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim.
Goditet një tjetër rast i kalimit të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara, kundrejt fitimit 15 000 paund britanikë. Operacioni policor “Lutton” ka çuar në pranga 2 shtetas dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë V. L., 52 vjeç, lindur dhe banues në Mamuras, Kurbin dhe H. N., 19 vjeç, lindur dhe banues ne Burrel, Mat.
Sipas hetimeve të policisë, shtetasi V. L., rezident në Itali, pasi kishte siguruar paraprakisht dokumente të falsifikuara italiane me gjeneralitetet e një shtetasi tjetër, ka ardhur në Shqipëri dhe ka pajisur me këto dokumente shtetasin H. N.
Pas pajisjes me këto dokumente, shtetasi V. L. do ta shoqëronte shtetasin H. N. nga aeroporti i Rinasit, tranzit drejt aeroportit të Venecias me destinacion final në aeroportin e Luttonit, në Mbretërinë e Bashkuar, kundrejt përfitimit 15 000 paund britanikë. Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.L., i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë vepër penale, përcjell albinfo.ch.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












