Lajme
Më pak vdekje nga HIV/AIDS
Shqipëria numëron 774 raste të raportuara me HIV/AIDS, ndërsa në Kosovë vetëm 14 raste janë të evidentuara që kërkojnë trajtim mjekësor
Vetëm gjatë vitit 2014 në Shqipëri janë raportuar 75 raste të reja të të infektuarve me HIV/AIDS, ndërsa 7 persona e kanë humbur jetën brenda vitit. Ndërsa në Kosovë numri i atyre që kërkojnë trajtim mjekësor është 14 veta, që tregon se numri i të infektuarve në këto dy shtete me këtë virus është relativisht i vogël.
Sipas ekspertë të sëmundjeve infektive në Shqipëri, gjatë 5 viteve të fundit ka një ngritje të të infektuarve me HIV, këtë vit falë trajtimit mjekësor është bërë e mundur që të ulet vdekshmëria mes tyre. Ndërsa vdekjet nga SIDA në Shqipëri shkojnë në 144.
Këto shifra kanë dalë sot me rastin e 1 Dhjetorit, Ditës Botërore e Luftës Kundër AIDS-it.
“Ne vëmë re një ulje të numrit të vdekjeve. Këtë vit kemi pasur 7 raste humbje jete. Kjo shifër ka një ulje gati 50 deri në 60 për qind në krahasim me vitet e mëparshme. Pra, në qoftë se shumë vite më parë të diagnostikoheshe me vdekje do të thoshte baras vdekje, sot Aidsi është një sëmundje e cila trajtohet dhe trajtimi është gjithashtu edhe parandalim”, thotë Silva Bino, eksperte për sëmundjet infektive.
Me standardet aktuale, sipas saj, asnjë person i infektuar nuk duhet të vdes, por përkundrazi duhet të jetojë një jetë të shëndetshme. “Por gjithmonë në trajtim dhe nën kujdesje mjekësore”, thotë Arjan Harxhi, mjeke në Infektivën e Tiranës.
1 Dhjetori e gjen Shqipërinë me disa problematika, por sipas specialistëve shqetësues mbetet numri i ulët i testimeve vullnetare për HIV.
Ata bëjnë thirrje që të mos anashkalohet më tej testimi, kryesisht nga gratë shtatzëna, pasi vetëm në harkun kohor të këtij viti janë raportuar 5 fëmijë të infektuar, 4 prej të cilëve me anë të transmetimit vertikal.
“Fakti që ne vitet e fundit kemi prani të rasteve tek fëmijët e porsalindur, pra kemi transmetim nga nëna tek fëmija dhe sidomos tek të rinjtë, deri në moshën 24 vjeç, tregon që testimet vullnetare janë një element tepër i rëndësishëm ku duhet të bazohet lufta. Të kryhesh një test në lidhje me HIV AIDS-in është të parandalosh vdekjen”, u shpreh Bino.
Edhe në Kosovë është shqetësuese fakti se nuk bëhen hulumtime tek popullata për të ditur saktë se sa është prezent ky virus në vend. Gjithsej në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë 14 raste të cilat po trajtohen nga virusi HIV AIDS.
Infektologu, Izet Sadiku thotë se vitin e kaluar ka pas një rast ku një grua pas vdekjes është konstatuar se ka qenë e prekur nga virusi në fjalë.
“Vitin e kaluar ka vdekur një grua dhe pasi që ka vdekur është marrë vesh që ajo ka qenë me AIDS, pasi që i është marrë gjaku ditëve të fundit dhe deri sa ka ardhur rezultati ajo ka vdekur dhe është konstatuar se ajo ka qenë me AIDS”, deklaroi Sadiku.
Ndryshe, AIDS është cilësuar si një ndër sëmundjet më problematike të viteve të fundit. Në mungesë të një ilaçi për shërim, parandalimi mbetet mbrojtja më e mirë prej saj. AIDS mund të godasë të gjithë, të rinj, të rritur por edhe fëmijë. Ajo renditet e dyta si shkaktare e vdekjes së grupmoshës 20-24 vjeç dhe e para në Shtetet e Bashkuara për vdekje së grupmoshës 25-44 vjeç.
Virusi HIV (Human Immuno-deficiency Virus), virusi i mungesës së imunitetit te njeriu është një virus që shkatërron sistemin imunitar.
HIV ishte identifikuar për herë të parë më 1984 nga shkencëtarët francez dhe amerikan, por virusit që ndjellte vdekjen nuk iu dha emri deri më 1986. Mendohet që për herë të parë e ka shfaqur një majmun me ngjyrë të gjelbër prej të cilit pastaj është infektuar edhe njeriu.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











