Lajme
Më pak se 20 dollarë do të kushtojë vaksina Sputnik V
Është bërë e ditur se mbështetësit financiarë dhe zhvilluesit e vaksinës ruse për koronavirus, Sputnik V, kanë thënë se dy dozat e nevojshme për vaksinim të një personi do të kushtojnë “më pak se 20 dollarë” në tregjet ndërkombëtare, derisa në Rusi do të jenë falas.
Çmimi në tregun ndërkombëtar për Sputnik V është më i lirë sesa ai i vaksinave të rivalëve perëndimorë, sikurse vaksina e prodhuar nga Pfizer, e cila kushton më shumë se 18 dollarë për një vaksinë.
Megjithatë, vaksina ruse është shumë më e shtrenjtë sesa ajo e prodhuar nga AstraZeneca, e cila në Evropë do të shitet për 3 dollarë.
Fondi sovran i pasurisë në Rusi ka thënë përmes një deklarate se Moska dhe partnerët e saj të huaj kanë kapacitet që të prodhojnë më shumë se 1 miliard doza të vaksinës nga viti i ardhshëm, të mjaftueshme për të vaksinuar më shumë se 500 milionë persona.
Përmes një deklarate tjetër, ky Fond, Ministria ruse e Shëndetësisë dhe Qendra Kombëtare Gamaleya, e drejtuar nga shteti, kanë thënë se testimet e reja klinike tregojnë se vaksina Sputnik V ka qenë 91.4 për qind efektive në ditën e 28-të dhe mbi 95 për qind efektive në ditën e 42-të pas vaksinimit.
Këta trupa kanë thënë se 22,000 vullnetarë janë vaksinuar me dozën e parë dhe më shumë se 19,000 kanë marrë të dyja dozat.
Testimet janë duke u kryer edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, Venezuelë dhe Bjellorusi, bazuar në deklaratë. Rusia ka qenë shteti i parë që ka miratuar vaksinën për koronavirus për përdorim të gjerë në publik, duke e regjistruar vaksinën Sputnik V në muajin gusht.
Vaksina, që tashmë e kanë marrë punëtorët shëndetësorë në Rusi dhe grupe të tjera të rrezikuara, nuk është vlerësuar ende nga rregullatorët për ilaçe në Bashkimin Evropian.
Në kohën e përhapjes së madhe të infektimeve me koronavirus në pjesën më të madhe të botës, shpresat janë rritur meqë një mori vaksinash premtuese është thënë se do të jenë të disponueshme në pranverë të vitit të ardhshëm, derisa dozat e para do të prodhohen në muajin dhjetor.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













