Lajme
Korona ul numrin e aksidenteve në Zvicër, Suva ul çmimet e sigurimit
SUVA do të rimbursojë të siguruarit e saj me këto para në vitin 2022, gjë që do të çojë në "pagesat historikisht më të ulëta"

Gjatë periudhës së bllokimit në Zvicër, numri i njerëzve që kanë pasur aksidente ka qenë dukshëm më i ulët se në vitet tjera.
Kjo ka pasur një ndikim të konsiderueshëm në financat e kompanisë së sigurimit të aksidenteve Suva, shkruan srf.ch.
Kështu, ajo ka katërfishuar fitimin e saj në 241 milion franga, gjatë vitit 2020, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye SUVA, në vitin e ardhshëm, do të zvogëlojë primet e sigurimit (do të ulen pagesat që bëjnë të siguruarit në SUVA).
Pa efektin e veçantë të Covid-it, Suva do të kishte rënë “në të kuqen” sa i përket llogaritjes së rrezikut, me një deficit prej 17 milionë frangash, ka thënë shefi i financave, Hubert Niggli. Pandemia e koronës tani i ka sjellë asaj një tepricë të jashtëzakonshme prej 253 milionë frangash.
Kështu, SUVA do të rimbursojë të siguruarit e saj me këto para në vitin 2022, gjë që do të çojë në “prime historikisht më të ulëta”.
Megjithatë diapazoni midis degëve të veçanta është i gjerë, ka thënë tutje Niggli, transmeton albinfo.ch. Për shembull, ulja e numrit të aksidenteve në punë në aviacion ishte 54 për qind. Për sektorët në të cilët nuk ka pasur rënie të numrit të aksidenteve nuk do të ketë kthim parash ose rimbursim.
Krahasuar me vitin e kaluar, aksidentet në punë kanë rënë për 10.8 për qind ndërsa aksidentet e kohës së lirë, 10.9 për qind.
Gjithsej 431,827 aksidente dhe sëmundje profesionale janë raportuar tek siguruesi i aksidenteve, që përbën rënie prej 10 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Taulant Xhaka nis karrierën si trajner te FC Dardania Basel në divizionin e 4-të Ish-futbollisti i njohur shqiptar, Taulant Xhaka, po vazhdon karrierën e tij në futboll, por tani në...
-
Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit për mërgimtarët
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente Austria po përballet me temperatura të larta ditëve të fundit, duke ngritur shqetësime serioze për shëndetin...
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri