Lajme
Me “Një lule për Jasharët” nis manifestimi “Ditët e Diasporës”
Manifestimi filloi me homazhe te varrezat e familjes Jashari, me moton “Një lule për Jasharët”
Nën patronatin e Ministrisë së Diasporës, në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, të martën mbrëma u mbajt manifestimi tradicional “Dita e Diasporës”, në të cilin morën pjesë një numër i madh i bashkatdhetarëve dhe përfaqësues të komunave e deputetë të Parlamentit të Kosovës.
Manifestimi filloi me homazhe te varrezat e familjes Jashari, me moton “Një lule për Jasharët”. Me këtë rast ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati, para një numri të madh të bashkatdhetarëve tha se Prekazi është dëshmia më e mirë se liria erdhi si produkt i përpjekjeve të pareshtura të popullit tonë për liri, përpjekje gati njëqindvjeçare, të cilat në fund gjetën përkrahjen edhe të botës demokratike. “
Prekazi dhe sakrifica e Jasharajve për liri janë vlera universale, andaj i takojnë mbarë botës dhe njerëzimit”, tha ndër të tjera ministri Murati.
Më pas para të pranishmëve është dhënë një programin kulturor-artistik i grupit muzikor vokal “Kvali” nga Sllovenia të udhëhequr nga muzikologia Alma Bejtullahu, ikona e muzikës së vjetër qytetare Nezafete Shala.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











