Lajme
Me ndihmën zvicerane hapet ekspozitë për krimet e luftës
Me ndihmën e Ambasadës zvicerane në Kosovë dhe Fondit për të Drejtën Humanitare, në bibliotekën “Hivzi Sylejmani” do të hapet një ekspozitë e përhershme që dëshmon për krimet e luftës në Kosovë
Komuna e Prishtinës nënshkroi sot Memorandum Mirëkuptimi me Ambasadën zvicerane në Kosovë dhe Fondin për të Drejtën Humanitare, përmes së cilit në bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në kryeqytet do të arkivohen materialet të ndryshme që dëshmojnë për krimet e luftës në Kosovë. Siç thuhet në një njoftim për media, aty do të ketë audio-incizime, video-incizime, si dhe materiale të tjera të shtypura edhe nga proceset gjyqësore në Hagë.
“Kjo ekspozitë do të jetë e qasshme për të gjithë ata që janë të interesuar të dinë më shumë detaje për krimet e luftës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Projekti për ekspozitën e përhershme të dëshmive për krime lufte në Kosovë, është iniciuar nga ish-drejtoresha e Kulturës, Saranda Bugujevci. Kësaj të fundit, gjatë luftës së vitit 1999, forcat serbe ia kanë vrarë ia gjyshen, nënën, dy vëllezërit dhe familjar të tjerë. Për këtë krim janë dënuar gjashtë ish-pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











