Lajme
Me logon e rreme të një portali përhapin panik në popull
“Të gjithë personave që kanë qenë në karnavalet e Bellinzonës, u sugjerohet që të shkojnë urgjentisht në spital dhe të testohen për të shmangur infektimin”
Autoritetet zvicerane kanë dhënë të martën lajmin për personin e infektuar dhe i kanë apeluar popullatës që të ruajë qetësinë, duke u besuar vetëm të dhënave zyrtare lidhur me virusin.
Por vetëm pak pas këtij njoftimi, një grup mashtruesish provuan të përhapin panik në popull. Kështu, ata e shpërndanë në internet një artikull i cili pretendohej se vinte nga botimi italisht i “20 minuten” (“20 Minuti”), transmeton albinfo.ch.
Në atë “lajm” mund të lexohej teksti në fjalë: “Të gjithë personave që kanë qenë në karnavalet e Bellinzonës, u sugjerohet që të shkojnë urgjentisht në spital dhe të testohen për të shmangur infektimin”.
Por, ndërkohë është konstatuar se bëhet fjalë për një lajm të rremë “Fake News”, përcjell albinfo.ch. Për këte arsye “20 Minuten” lut lexuesit e vet që të besojnë vetëm faqen zyrtare të internetit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














