Kosova
“Me Kosovën në Evropian”, motoja e FFK-së për ‘EURO 2024’
Kosova sot nis fazën kualifikuese për ‘EURO 2024’, përballet me Izraelin
Kosova sot do të nisë kualifikimet për Kampionatin Evropian ”EURO 2024”, ku në ndeshjen e parë do të përballen me kombëtaren e Izraelit.
Vlen të theksohet se ndeshja zhvillohet në “Bloomfield Stadium”, më fillim nga ora 18:00.
Federata e Futbollit të Kosovës ka dalë me një postim motivues, duke mbështetur futbollistët e Alain Giresse para kësaj sfide.
Motoja e FFK-së për fazën kualifikuese është: “Me Kosovën në Evropian”.
Gati për ndeshjen e madhe!
Pas një pritjeje të gjatë, Dardanët do ta nisin sot ciklin kualifikues për Euro 2024 me ndeshjen e parë si mysafirë kundër Izraelit.
Me formën e mirë dhe krenarinë kombëtare, Dardanët janë gati për të dhënë maksimumin në fushë për t’i treguar vlerat e tyre dhe për t’u dhënë gëzim të madh tifozëve në Kosovë dhe kudo në botë!
Kjo ndeshje do të jetë një test i vështirë, por Dardanët janë të gatshëm për këtë sfidë dhe për fitore! Të gjithë jemi me ju, Dardanë!”, shkruhet në postimin e FFK-së.
Kosova është pjesë e Grupit I, së bashku me Zvicrën, Rumaninë, Bjellorusinë, Izraelin dhe Andorën.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











