Futboll
Stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja Çeki – Kosovë, më i vogël se “Fadil Vokrri”
Gjatë ditës së sotme është zyrtarizuar se ndeshja mes Republikës së Çekisë dhe Kosovës, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, do të zhvillohet në Plzen, konkretisht në stadiumin “Doosan Arena”.
“Doosan Arena”, stadium i cili më parë është quajtur “Stadion mesta Plzne”, ndodhet në parkun Strunc afër lumejve Mze Radbuza, shkruan Zëri.info, përcjell albinfo.ch.
Image
Stadiumi në fjalë është shtëpi e skuadrës së madhe çeke FC Viktoria Plzen dhe ka një kapacitet prej 11,700 ulëseve.
I hapur në vitin 1955, “Doosan Arena” fillimisht kishte një kapacitet prej 35,00 ulësesh, por me ndërtimet e vazhdueshme kapaciteti u ul në 11,700 ulëse.
Nga 11,700 ulëse, “Dardanëve” do t’iu takojnë vetëm 627 sosh.
Image
Ndryshe, Republika e Çekisë do të jetë nikoqire e Kosovës më 14 nëntor të këtij viti, në ndeshjen e vlefshme për grupin A.
Kjo ndeshje do të jetë kruciale për vendin e dytë që së bashku me të parin do të jenë në Kampionatin Evropian që zhvillohet verën e ardhshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë












