Shkurt.ch
Me fshesë kundër minareve, shpallet i pafajshëm
Ka fshirë me fshesë 5 “minaret” prej kartoni të vendosura simbolikisht mbi një flamur të shtrirë në tokë dhe për këtë është paditur kryetari i organizatës së ekstremit të djathtë PNOS, Dominic Lüthard.
Një proces gjyqësor që ka përfunduar sot në Burgdorf të Bernës e ka shpallur të pafajshëm këtë politikan. Ndërkaq, sipas akuzës, ai me këtë akt “me vullnet dhe me vetëdije të plotë” kishte imituar një pllakat zgjedhor të Frontit Nacional nga viti 1933. Duke bërë këtë veprim, në një manifestim kundër minareve, të zhvilluar në Langenthal në vitin 2010, Lüthard, thotë padia, ka shkelur ligjin kundër diskriminimit në bazë race.
Veç kësaj, ai, duke e përdorur fshesën, e ka barazuar një simbol religjioz si minarja me mbeturinat që duhet pastruar.
Krahas Lüthard-it, para trupit gjykues është paraqitur edhe kryetari i auto-partei.ch Willi Frommenwiller. Edhe ai akuzohej për komente dashakëqij në manifestimin e njëjtë, të mbajtur në Langenthal, dhe, njësoj, edhe ai është shpallur i pafajshëm nga gjyqi.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën Në Berlin shënohet Epopeja e UÇK-së me një mbrëmje festive për diasporën... -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











