E-Diaspora
Me ekspozitën homazh u nderua jeta dhe vepra e Agron Bajramit
Ambasada e Kosovës, ndau për Agron Bajramin, Post Mortem, Mirënjohjen për kontribut të jashtëzakonshëm në kulturë. U shfaq edhe një videohomazh mbi jetën e tij

“Homazh Artistik për Agron Bajramin” ishte motoja e ekspozitës Post Mortem që u hap mbrëmë në ambientet e Ambasadës të Republikës së Kosovës në Bernë. Homazhi artistik i kushtohet pirografit, koreografit të shquar, ish ushtarit të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, artistit të talentuar të valles, dhe, themeluesit të Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota në Zvicër, Agron Bajrami, i cili u nda nga jeta më 12 mars 2018, në moshën 54 vjeçare.
Veçantia e kësaj ekspozite qëndron në faktin se punimet në pirografi janë punuar me një përkushtim të rrallë, me një durim dhe saktësi të portretit, të peisazhit, të grupeve masive të personazheve historike dhe luftëtarëve të veçantë që nga epoka e Skenderbeut deri te heronjtë e historisë më të re të Shtetit të Kosovës. Të ekspozuara në këtë ekspozitë janë 54 punime, që simbolizojnë moshën në të cilën na la Agron Bajrami.
Agron Bajrami, për të gjallë të tij kishte hapur disa ekspozita me punimet e tij në këtë teknikë interesante dhe ato janë të njohura për publikun artdashës. Krijimet e tij kanë mundur të shijohen në ekspozitat personale dhe kolektive në disa qytete të Zvicrës pastaj në Luksemburg etj., dhe ka marrë përherë vlerësime të larta.
Agroni ka lënë gjurmë në disa fusha të artit e të kulturës. Ai njihet më shumë për faktin se ka krijuar, formuar e të strukturuar, Shkollën Shqiptare të Vallëzimit SHOTA, me një përvojë tash 25 vjeçare. Por po ashtu ai ka lënë shumë emsione televizive të realizuara në një televizion zviceran; ka lënë një fond të veçantë e të rrallë në punime në pirografi dhe ka lënë një shembull të artistit të palodhshëm në shërbim të kulturës kombëtare, integrimit, përhapjes dhe promovimit të saj në Zvicër, Evropë dhe më gjerë.
Duke e hapur ekspozitën ambasadorja e Kosovës në Bernë Nazane Breca, veç tjerash ka nënvizuar se “artisti Agron Bajrami, ka qenë njëri ndër bashkëpunëtorët profesional që nga themelimi dhe funksionalizimi i Ambasadës sonë në Bernë. Ai ka marrë pjesë vazhdimisht edhe në manifestimet e programet artistike që ka organizuar Ambasada. Veçanërisht ai është dalluar dhe ka lënë mbresa të jashtëzakonshme para trupës diplomatike me vallet që ka shfaqur me Shkollën Shqipe të Vallëzimit SHOTA. Kështu ka ndodhur edhe më 17 shkurt 2017, kur e kisha ftuar të vallëzonte disa valle për ditën e Pavarësisë të Republikës së Kosovës. Agron Bajrami shkëlqeu me lojën e valleve dhe veshjet kombëtare plot koloritë e origjinalitet, duke mahnitur edhe njëherë të pranishmit, ku, në mesin e tyre ishin shumë diplomatë nga e mbarë bota. Edhe kjo ekspozitë e Agron Bajramit, është një shembull i veçantë, i një artisti shumëdimensional, shembull, i cili do të jetë gjithmonë edhe një referecë e spikatur për gjeneratat që do të vijnë. Me respekt të lartë për punën dhe veprën e artistit Agron Bajrami! – ka përfunduar fjalën e saj ambasadorja Breca.
Kujtimin e Agron Bajramit me një fjalë homazh e ka nderuar edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Bernë, Ilir Gjoni, i cili e vlerësoi lartë punën dhe e çmoi lartë figurën përbashkuese të veprimtarit dhe të artistit Agron Bajrami. “Ai ka lënë një zbrazëtirë të madhe në mërgatën tonë në Zvicër e më gjerë, duke ikur kaq i ri”, është shprehur ambasadori Gjoni.
Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Republikës së Maqedonisë, Rafet Hajdari, në fjalën e tij theksoi se vlerat e punës së artistit dhe veprimtarit të shquar të kulturës sonë kombëtare në Zvicër dhe në shumë qytete të Evropës, Agron Bajramit, do të shpalosen edhe më shumë, sepse ai ka lënë një institucion – Shkollën Shqiptare të Vallëzimit “Shota”, e cila ka nxjerrë gjenerata të tëra të rinjësh mërgimtarë dhe tash janë të angazhuar në kulturë e valle sipas motos së Agronit “Të mësohemi të ecim shqip”.
Ambasadorja e Kosovës Nazane Breca, koreografit dhe artistit Agron Bajrami, ia ka ndarë Mirënjohjen Post Mortem me motivacion “Për kontribut të jashtëzakonshëm në krijimin, përhapjen dhe promovimin e vlerave kulturore kombëtare e shtetërore në botë, duke përcjellë mesazh të fuqishëm artistik për historinë, për lirinë, për njeriun, për jetën.”. Mirënjohejn e ka pranuar veprimtarja, bashkëdrejtuesja e ShShV “Shota”, dhe bashkëshorja e Agronit, Lirije Bajrami, e cila falenderoi në emër të familjes dhe Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota”.
Për të pranishmit u shfaq një Videhomazh 14 minutësh, me foto nga jeta e puna e veprimtarit, koreografit dhe artistit Agron Bajrami, ilustruar me muzikën në klarinet të Laver Bariut, të cilën ai e ka çmuar shumë dhe e ka pasur si lejtmotiv të ditës.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti