E-Diaspora
Më 2 shtator në Vjenë filloi viti i ri shkollor
Pas pushimeve të gjata verore, me të hënën, më 2 shtator, në Vjenë filloi viti i ri shkollor, ku rreth 450 shkolla i hapen dyert për diku 225.000 nxënës
Pas pushimeve të gjata verore, me të hënën, më 2 shtator, në Vjenë filloi viti i ri shkollor, ku rreth 450 shkolla i hapen dyert për diku 225.000 nxënës (shtypi austriak). Ata do të fillojnë garën për mësim, garën për dije…Këtu bëjnë pjesë edhe një numër bukur i mirë i nxënësve shqiptarë ose me origjinë shqiptare!
Krahas mësimit të rregullt në gjuhën gjermane, fëmijët me origjinë të huaj kanë mundësi që të vijojnë edhe mësimin në gjuhën e vendit prej nga vinë, nga një deri tre orë mësimi në javë. Këtë mundësi e kanë edhe nxënësit shqiptarë.
Madje duke e pa rëndësinë e gjuhës amtare, rolin e saj në zhvillimin e përgjithshëm tek nxënësi, si në aspektin kulturor edukativ, ashtu edhe nxënien e njohurive të përgjithshme për origjinën e tij, institucionet arsimore në Austri, konkretisht Stadtschulrat, mbështetë, organizon dhe e financon këtë formë të mësimit.
Mësimi në gjuhën amtare nuk është obligativ, por është i dëshirueshëm dhe mëse i nevojshëm për fëmijët tanë, ngase në rend të parë, fëmijët mësojnë të shkruajnë dhe të lexojnë. Të lexuarit rrjedhshëm dhe të kuptuarit mirë në gjuhën amtare, respektivisht në gjuhën letrare, ndihmon nxënësit që më lehtë të kuptojnë mësimin edhe në gjuhën e vendit, në këtë rast gjuhën gjermane.
Kjo nënkupton edhe integrim të natyrshëm të nxënësve në shoqërinë austriake, e njëkohësisht ruajtjen e vlerave dhe traditave kulturore e kombëtare! Fatkeqësisht përkundër faktit që mësimi organizohet në shkollat publike dhe mësuesit paguhen nga shteti i Austrisë (nga taksapaguesit ku padyshim kontribut japin edhe prindërit shqiptarë), prap se prap interesimi i prindërve për të dërguar fëmijët e tyre edhe në mësimin e gjuhës amtare është fare i vogël.
Të nderuar prindër, me mos regjistrimin e fëmijës tuaj në mësimin e gjuhës amtare, Ju, ua keni mohuar fëmijës tuaj një nga të drejtat elementare, të drejtën për të njohur kulturën e popullit të tij, rrënjët prej nga vjen, identitetin kulturor e kombëtar i cili shprehet përmes gjuhës së folur e sidomos asaj të shkruar. Bazament (themel) i kulturës së një populli është gjuha e tij e cila e identifikon atë në raport me popujt tjerë por njëherit edhe e barasvlerson me të tjerët. Përmes gjuhës shprehim dëshirat, ndjenjat, artin etj.
Mos hezitoni që ta shfrytëzoni këtë të drejtë legjitime, që ua mundëson fëmijëve tuaj njohjen me gjuhën, kulturën, historinë e popullit tonë dhe gjeografinë e trojeve shqiptare.
Jam plotësisht i vetëdijshëm se një, dy, ose tre orë në javë janë pak, sa një pike ujë në detin e pafund! Megjithatë edhe në ato dy-tri orë nxënësit do ta ndjejnë më afër atdheun, do të komunikojnë me njëri tjetrin, madje pa dallim nga te gjitha trojet etnike prej nga vinë, si Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi. Ata do të shoqërohen me njëri tjetrin do të mësojnë për qytetet e ndryshme prej nga janë prindërit e tyre, e kështu me radhë.
Në javën tjetër, me 9 shtator, fillon mësimi në të gjitha shkollat në Austri.
Për informacione duhet te drejtoheni në shkollën ku është i regjistruar fëmija i juaj; tek SHMSH „Naim Frashëri“ Austri Tel.: +43 (0)699 11098991; +43 (0)676 3410602 Web: www.naimfrasheri.at E-Mail: [email protected] ndërsa formularin për regjistrim mund ta shkarkoni ne kete link.
Suksese dhe fillim të mbarë!
Fletoret tematike të dedikuara për mësim në gjuhen shqipe në diasporë, të përgatitura nga MASHT të Republikës ëe Kosovës, në bashkëpunim me disa mësues nga diaspora dhe dr. Basil Schader, albanolog!
Libër për pushimet!
Tituj nga literatura e përgjithshme!
Ekip fitues „Fluturat“, cikli ulët: Konzuli i R. Kosoves z. Isa Kosumi, Mësuesi Osman Ademi, Adea Arifaj, Erda Arifaj, Fatlind Ademi, Lorent Limani.
Nga aktiviteti: „Kuizi i diturisë-Gleisdorf 2019“
Osman Ademi – mësues në „Bildungsdirektion für Wien“
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht















