Shkurt.ch
Me autobusin plot udhëtarë, i vihet pas veturës
Një shofer shumë i zemëruar i një autobusi ka terrorizuar për 15 minuta udhetarët e vet duke ndjekur me autobusin e tij rrugëve të qytetit Toulouse një makinë që e ngiste një grua. Në fund ajo u ndal dhe shoferi arriti të shfrynte mllefin, por pa pasoja fizike, njoftojnë mediet franceze.
Por problemi ishte se shoferi i autobusit gjatë kësaj kohe nuk e ndiqte linjën për të cilën shërbente autobusi dhe nuk ndalonte në stacionet e kërkuara nga udhëtarët.
Shkak i gjithë kësaj tollovie ka qenë, sipas policisë franceze, një ndeshje e vogël e veturës me autobusin. Pasi që shoferi i autobusit kishte kërkuar të njoftonin policinë për të bërë protokolin, gruaja nuk kishte pranuar dhe kishte vazhduar vozitjen.
Lutjes së udhëtarëve për të ndaluar, ai u përgjigjej: “E pamundur. Më duhet ta bëj protokolimin e aksidentit”.
Për pasojat që shoferi cikërrimtar mund të ketë pas gjithë kësaj, do të vendosë ndërmarrja e transportit që e punëson atë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












