Lajme
Më 27 shtator, në Bernë, debat për Kosovën
albinfo.ch organizon, në bashkëpunim me Universitetin Popullor Shqiptar një debat publik rreth Kosovës me analistë zviceranë dhe kosovarë

Në hapësirat e Universitetit të Bernës, më 27 shtator 2011, nga ora 19.00-21.00 do të mbahet një tryezë e hapur për publikun për çështjen e dialogut dhe perspektivave politike të Kosovës dhe rajonit.
Pjesëmarrës në këtë debat janë Dr. Andreas Ernst, hulumtues dhe korrespondent i «NZZ am Sonntag» në Ballkan, z. Ylber Hysa, koordinator i Qeverisë për veriun e Kosovës si dhe z. Olivier Haener, analist i pavarur politik në Bernë.
Debati do të animohet nga zonja Emmanuelle Hazan, nga agjenicia e shtypit «Common Ground» me seli në Gjenevë.
Tema e diskutimeve do të sillet rreth procesit të dialogut dhe tensioneve që vazhdojnë të manifestohen në Kosovë.
Që nga shpallja e pavarësisë së saj tashmë tre vjet, njohja ndërkombëtare e Kosovës si dhe e kufijve të saj mbeten çështjet kryesore për stabilitetin politik si dhe zhvillimin socio-ekonomik të këtij vendi si dhe të Evropës Juglindore në përgjithësi.
Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së, mirëpo deri më tani 81 vende, nga të cilat shumica e vendeve perëndimore, e kanë njohur si shtet të pavarur.
Karshi evenimenteve të fundit të muajit korrik në veri të Kosovës dhe përballë dialogut «teknik» mes qeverive të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, disa zëra janë ngritur në Evropë, si dhe në Zvicër, për një zgjidhje politike të problemit të Kosovës që do të kalonte nëpërmjet ndarjes, apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ose me dhënien e një statusi special për minoritetin serb.
Kjo tryezë synon pikërisht të hapë debatin, me pikëpamje të kryqëzuara të specialistëve, për çështjen e integrimit të minoritetit serb në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore të Kosovës si dhe të opsioneve të zgjidhjes, të cilat paraqiten aktualisht, me qëllim që Kosova si dhe rajoni i Ballkanit ta gjejnë një stabilitet të qëndrueshëm.
Gjuha e tryezës është anglishtja, por falë ndihmës logjistike të UNIA-s si dhe shërbimit për përkthim të Ambasadës së Kosovës në Bernë, janë siguruar falas përkthimi si dhe dëgjueset për përkthim simultan në gjuhën shqipe.
Adresa ku mbahet tryeza është: Universität Bern, Hauptgebäude Hochschulstr. 4, Raum HS 220 2.OG/West.
Hyrja është falas. Luten të interesuarit të arrijnë me kohë për të mos e penguar zhvillimin e debatit.
E-Diaspora
-
Bota e logjistikës ajrore: prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih Në një ditë të zakonshme pune, në një nga nyjet më të rëndësishme të transportit ajror...
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€