Bota
Më 2018, internet të shpejtë për të gjithë?
Nga 2018 çdo familje gjermane duhet të ketë internet të shpejtë.
Zgjerimi i rrjetit ecën ngadalë në Gjermani. Për ekonominë gjermane ky është një disavantazh. Gjermania ka mbetur pas në zhvillimin e internetit të shpejtë. Autostradat e informacionit prej fibrash optike, së paku 20 herë më të shpejta se lidhjet normale DSL, nuk ekzistojnë sidomos në zonat rurale. Me një kuotë prej vetëm 1% të fibrave optike, Gjermania zë vendin e fundit në Evropë.
Kjo përbën një disavantazh për aftësinë konkurruese të industrisë gjermane. Një numër i madh i firmave ndodhen në zona rurale dhe kanë internet të ngadaltë. Kjo do të thotë se teknologjitë e së ardhmes me zhvillimet e fundit në IT dhe elektronikë nuk janë për to të zbatueshme.
Deri në vitin 2018 Berlini do t’i evitojë mangësitë, me qëllim që nga çdo shtëpi në Gjermani të mund të shfletohet në internet me një shpejtësi prej 50 megabit në sekondë. Deri tani shpejtësia mesatare është vetëm 8,7 megabit në sekondë.
Për këtë arsye Ministria e Transportit dhe e Infrastrukturës Digjitale ka themeluar “Aleancën digjitale të rrjetit në Gjermani”.
Anëtarë janë shoqata dhe kompani telekomunikacioni. Ato do të përballojnë një pjesë të madhe të investimeve. Në vitin 2015 operatorët e rrjetit, si Deutsche Telekom, Vodafone apo Telefonica, do të investojnë 8 miliardë euro në zgjerimin e broadband-it, por edhe operatorë të vegjël të rrjetit, si për shembull, Inexio nga Saarland do të ndërhyjnë.
Rreth 40 për qind e familjeve gjermane janë pa internet të shpejtë. Nëse kjo do të kapërcehet deri më 2018, mbetet e paqartë, madje edhe nëse Gjermanisë deri atëherë do t’i nevojitet një internet edhe më i shpejtë.
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt











