Lajme
Më 2014 Shqipëria më e pasur se Serbia
"Serbia do të bëhet vendi më i varfër në Evropë pas Bosnjës e Hercegovinës”, pohon ekonomisti i njohur serb, Mirosllav Zdravkoviq
Bruto prodhimi shoqëror i Serbisë sot është 25 % më i vogël se më 1990, kurse Sllovenia është madje 54 % më lart nga niveli i vitit të fundit para zhbërjes së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.
Të dhënat nga zhbërja e RSFJ-së tregojnë se përveç Serbisë është kthyer prapa edhe Mali i Zi, që ka rreth 15 % aktivitetet ekonomik më të dobët, kurse BeH ka më pak 26 %.
Kroacia ia ka dalë të rrisë prodhimin shoqëror për 14 %, kurse Maqedonia për 23 %.
“Nëse vazhdon ky vendnumërim, Serbia më 2014 do të bëhet më e varfër se Shqipëria dhe vendi më i varfër në Evropë pas Bosnjës e Hercegovinës”, pohon ekonomisti i njohur serb, Mirosllav Zdravkoviq, transmeton agjencia Press.
Në Serbi numri i të punësuarve është zvogëluar për një milion persona, aq sa është rritur numri i të papunëve. Serbinë po ashtu e kanë braktisur rreth 300000 qytetarë. “GDP-ja mesatare në Serbi është në nivelin e para 40 vjetëve. Përveç Beogradit e Novi Sadit, pjesët tjera të Serbisë kanë shkallën e zhvillimit të vitit 1964”, thekson ky ekspert.
E-Diaspora
-
SHBA: Vlora Gjeka nderohet me medaljen “Police Combat Cross” Oficerja shqiptare nderohet për heroizëm në krye të detyrës ...
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz