Shkurt.ch
Me 16 vjet në autoshkollë?
Të rinjtë dëshirojnë që të marrin lejen e vozitjes sa më herët që të jetë e mundur. Deri më tash atyre u është lejuar fillimi i marrjes së orëve të vozitjes vetëm pasi t`i kenë mbushur 18 vjet. Por, duket se kjo ndalesë nuk do të zgjasë shumë.
Zyra Federale për Rrugët (Astra) është duke e zhvilluar një shqyrtim lidhur me rezultatet e të rinjve që kryejnë mësimet për të marrë patentshoferin. Në mesin e ideve që shqyrtohen në projektin e emërtuar Opera-3 është caktimi i moshës 16 vjeçare si kufi i poshtëm i të rinjve për të filluar ndjekjen e orëve për të marrë lejen, shkruan Tages anzeiger.
Propozimi fillimisht ka ardhur nga TCS (Touring Club Schweiz). TCS argumenton se të rinjtë në këtë mënyrë do të grumbullonin më herët përvoja tzë ngasjes së makinës dhe në këtë mënyrë do të rritej siguria në rrugë. Kjo ide ka hasur në mirëkuptim edhe te Astra. Sipas zëdhënësit të kësaj të fundit, studimet e bëra në Gjermani dhe në Francë me të miturit në timon kanë sjellë efekte pozitive.
Ndërkohë nuk mungojnë as kritikat në lidhje me këtë ide. Këshillimorja për mbrojtje nga aksidentet (BfU) tërheq vërejtjen se e gjithë kjo mund të keqësojë sigurinë në rrugë. Sepse, me ndryshimin eventual, do tu mundësohej të rinjve në moshën 18 vjeçare të vozisin automjetet e jo sikur sot, në moshën 19 vjeçare. Sipas BfU, sa më të rinj shoferët aq më i madh rreziku për aksidente.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











