Gruaja
Më 15 mars caktohet data e shenjtërimit të Nënë Terezës
4 shtatori 2016, kur mendohet se ajo do të shpallet e shenjtë, do të binte pikërisht përvjetorin e 19-të të vdekjes së saj, e diel, 5 shtator, 1997
Më 15 mars, me fillim në orën 10, tubimi i kardinalëve, (konsistorium) i drejtuar nga vet Papa Francesku do të caktojë datën e shenjtërimit të Nënë Terezës, shqiptares më të famshme në botë, me emrin civil Gongje Bojaxhiu. Sipas të gjitha gjasave, akti solemn i shenjtërimit do të zhvillohet më 4 shtator, shkruan orf.at
Këtë e ka vërtetuar për medie edhe Vatikani, duke publikuar të hënën një listë me emrat e atyre që pritet të shpallen të shenjtë, transmeton albinfo.ch. Krahas misionares shqiptare, tehmeluese e rendit të motrave të bamirësisë, në këtë listë janë edhe martiri meksikan Jose Sanchez der Rio, polaku, themelues i një rendi kishtar, P. Johannes Papczynski, prifti argjentinas Jose Gabriel Brochero si dhe konvertitja suedeze dhe themeluesja e një rendi kishtar, Maria Elisabeth Hesselblad.
Ceremonia e kanonizimit të Nënë Terezës, thuhet në tekstin e transmetuesit publik austriak do të jetë në fakt njëri ndër kulmet e vitit të shenjtë, të cilin Papa Francesku ia ka kushtuar temës së bamirësisë, përcjell albinfo.ch.
Në takimin ose Konsistorium-in që mbahet më 15 mars, vendimet do t`i marrin kardinalët së bashku me papën.
Papa Francesku më 18 dhjetor 2015 kishte hapur portën për shenjtërimin e Nënë Terezës, e cila është shpallur «e lume» në vitin 2003 nga Papa i atëhershëm Gjon Pali i dytë.
Ndihma që murgesha shqiptare u kishte dhënë më të varfërve në Kalkuta të Indisë, e ka bërë atë të njohur në gjithë botën.
4 shtatori 2016, kur mendohet se ajo do të shpallet e shenjtë, do të binte pikërisht përvjetorin e 19-të të vdekjes së saj, e diel, 5 shtator, 1997.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












