Lajme
Më 15 maj hapen bizneset e hotelerisë në Austri – ja rregullat e reja
Nga 15 maji të gjitha lokalet e hotelerisë në Austri lejohen të punojnë përsëri nga ora 6:00 e mëngjesit deri në orën 23:00 të natës. Kur të hyjnë në restorante, të gjithë të ftuarit duhet të mbajnë maskë në fytyrë derisa të ulën në tavolinën e tyre. Më e rëndësishmja është të mbani largësinë mes tavolinave.
Kancelari Sebastian Kurz, ministrja e Turizmit Elisabeth Köstinger dhe ministri i Shëndetësisë Rudolf Anschober informuan sot se hapja e të gjitha lokaleve të hotelerisë do të bëhet nga e premtja e ardhshme. Me këtë rast ata njoftuan edhe për rregullat e reja që duhet të zbatohen si nga nikoqirët ashtu edhe nga mysafirët, shkruajnë mediat austriake, transmeton Albinfo Austria.
Tavernat, restorantet, kafenetë dhe të tjera të ngjashme mund të jenë të hapura prej orës 6 të mëngjesit deri në 23 natës. Stafi punues i cili ka kontakt të drejtpërdrejt me klientët duhet të mbajnë maskë apo një mbulesë në gojë dhe hundë. Në një tavolinë mund të ulen më së shumti 4 persona plus fëmijët e tyre.
Duhet të ketë një largësi sigurie në mes personave që nuk janë të ulur në një tavolinë. Siç deklaroi ministria Elisabeth Könstinger, shumë lokale janë duke menduar të vendosin xhama mbrojtës në mes tavolinave për të krijuar një mjedis më të sigurte për të gjithë mysafirët e tyre.
Në anën tjetër është e preferuar që paraprakisht të rezervoni tavolinën, por jo e detyrueshme.
“Ne me mirësi ju kërkojmë të bëni një rezervim paraprakisht për të siguruar që të mund të planifikoni tavolinën. Sidoqoftë, kjo nuk është e detyrueshme dhe lejohet të vizitoni restorantet edhe pa njoftim paraprak”, tha Kurz.
Kancelari austriak ka thënë se nuk do të ketë gjoba nëse rregullat shkelen jo qëllimshëm. Sipas tij këto janë më shumë këshilla, veçanërisht në fazën e parë, por assesi të tolerueshme për ata që bëjnë veprime të qëllimshme. “Kushdo që vepron qëllimisht kundër rregullave do të ndëshkohet”, ka thënë ai.
Paketa e subvencioneve e dedikuara për lokalet e hotelerisë, e cila supozohet se do të sjellë lehtësime nga taksat, do të përfundojë javën e ardhshme. Kurz ka thënë se e rëndësishme është që bizneset do të mund të menaxhohen më mirë ekonomikisht. “Ishte një kohë jashtëzakonisht e vështirë për bizneset e hotelerisë. Ne duam të japim një kontribut në mënyrë që ata ta kalojnë sa më lehtë këtë situatë emergjente“.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













