Kosova
Më 11 dhjetor, afati i fundit për certifikim, KQZ: Nuk do të ketë afat shtesë
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se, edhe pse kanë mbetur vetëm edhe pesë ditë deri në përfundimin e afatit, asnjë subjekt politik nuk ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje dhe as listën me emrat e kandidatëve për deputetë.
Afati zyrtar i caktuar nga KQZ-ja do të përfundojë të mërkurën e javës së ardhshme, më 11 dhjetor, në orën 16:00.
Elezi ka thënë se ky afat nuk do të ndryshohet.
“Deri më 11 dhjetor 2024, në orën 16:00, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesat e tyre për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listat e tyre me emrat të kandidatëve për deputetë. Kjo periudhë ka filluar më 1 shtator, por mund t’iu konfirmoj se deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë aplikim nga ana e subjekteve politike”, tha Elezi për Kosovap.
Elezi ka treguar se afati i vendosur nga KQZ-ja është i mbështetur në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe si i tillë nuk mund të ndryshohet.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














