Lajme
Më 13 janar nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës
Duket se Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen më 14 shkurt. KQZ ka bërë të ditur kohën se kur fillon aplikimi për regjistrimin e votuesve që nuk jetojnë në Kosovë.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tregon për KosovaPress se periudha e aplikimit për t’u regjistruar votuesit jashtë Kosovës është nga 13 deri më 21 janar. “Periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës do të fillojë më 13 janar dhe do të përmbyllet më 21 janar, në orën 18:00”, tregon Elezi.
Ndërsa ai shton se të gjitha informacionet do të publikohen në ueb faqen e KQZ-së. “Të gjitha informacionet e detajuara dhe formularët do të publikohen së shpejti në ueb faqen e KQZ-së”, potencoi ai.
Kujtojmë që buxheti për zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë 5 milionë e 650 mijë euro. Ndërsa fushata zgjedhore do të fillojë më 3 shkurt dhe do të zgjasë dhjetë ditë.
Kurse në mbledhjen e së premtes KQZ ka kërkuar nga Agjencia për Regjistrim Civil që personat me dokumente të UNMIK-ut të largohen nga lista e votuesve, meqë dokumente të tilla nuk janë të vlefshme që prej vitit 2013. Gjatë kësaj mbledhje u aprovua rekomandimi i Këshillit Operacional për të hequr nga lista rreth 11 mijë persona nga listat e votuesve. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










