Lajme
Mbyllje totale në Holandë, Ambasada e Kosovës del me njoftim për qytetarët
Ambasada e Kosovës në shtetin e Holandës ka prezantuar masat e reja që duhet të zbatojnë kosovarët që kanë plan të udhëtojnë drejt këtij vendi.
Sipas Ambasadës, këto masa janë marrë për parandalimin e përhapjes së variantit Omicron të COVID-19.
Njerëzit, të cilët udhëtojnë për në Holandë nga zona Shengen, duhet të paraqesin dëshmi që nuk janë me COVID-19, pra duhet të paraqesin testin negativ edhe nëse janë të vaksinuar apo që e kanë kaluar së fundmi sëmundjen.
Përveç këtyre, fëmijët holandezë nuk do të kenë mundësinë të shkojnë në shkollë për së paku deri më 10 janar për shkak se ato do të jenë të mbyllura së bashku me restaurantet, baret, kolegjet, universitetet, kinematë, teatrot dhe koncertet, të cilat do të jenë të mbyllura deri më 14 janar.
Kryeministri Mark Rutte tha mbrëmë se qeveria holandeze ka vendosur që nga nesër të vërë masat më të rrepta në nivel vendi – që do të jenë në fuqi deri më 14 janar.
Kurse siç raporton AP, vizitat te familjarët mund të kryhen me më së shumti dy persona, e përjashtim bëhet gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, kur do të lejohen vizitat deri në katër persona.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









