Bota
Mbyllja e kufijve do t‘i kushtojë Gjermanisë 10 miliardë euro
Mbyllja e kufirit për shkak të krizës së refugjatëve mund t‘i kushtojë vetëm Gjermanisë 10 miliardë euro, ka paralajmëruar Dhoma e Tregtisë në Gjermani, cituar nga “Focus”, përcjell albinfo.ch.
Kontrollet nuk do të ndalin lëvizjet përtej kufijve, por do ta rëndojnë shumë, duke çuar në rritjen e kostove dhe udhëtimeve të panevojshme të shtrenjta të furnizimit të mallrave, thuhet në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë.
Kohët e fundit industria e logjistikës në vend paralajmëroi se kontrollet kufitare tashmë i kanë shkaktuar ekonomisë gjermane 40.000 euro humbje në ditë. Shumë shoferë duhet të përpiqen të planifikojnë udhëtimet e tyre në mëngjes herët ose në mbrëmje vonë, për të shmangur bllokimet e trafikut, kjo nuk mund të jetë një zgjidhje e përhershme, thonë ekspertët.
Kontrollet kufitare ndikojnë jo vetëm në ekonomi, por edhe te qytetarët e zakonshëm, ndërsa në Bashkimin Evropian krijohet pasiguri për gati 1,1 milion njerëz që çdo ditë kalojnë kufirin në rrugën e tyre për të punuar, shton “Focus”, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










