Lajme
Mbyllet procesi i privatizimit të PTK-së
Ky vendim është marrë pasi “Hrvatski Telekom” është tërhequr nga gara për të blerë PTK-në, duke mbetur ofertuesi “Austria Telekom”

Komiteti Qeveritar për Privatizimin e PTK-së, ka marr vendim për të shpallur të mbyllur procesin e privatizimit të Postë Telekomit të Kosovës dhe ka filluar përgatitjet për një proces të ri.
Ky vendim është marrë pasi “Hrvatski Telekom” është tërhequr nga gara për të blerë PTK-në, duke mbetur vetëm një ofertues në këtë proces, “Austria Telekom”.
Me këtë rast ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj nuk e ka quajtur dështim këtë proces, por mbyllje të një procesi dhe përgatitje të një procesi të ri.
“Pra, ne do të vazhdojmë me procesin e privatizimit, do të vazhdojmë me përpjekjet tonë për të vënë themelet e ekonomisë së tregut, do të vazhdojmë përpjekjet tona me orientim për të rrit atraktivitetin e ndërmarrjeve, të cilat do të jenë në proces të privatizimit konform planit strategjik, të cilin e kemi prezantuar si qeveri për zhvillimin ekonomik”, ka thënë Beqaj.
Pas kualifikimit të dy kompanive si ofertuesit më serioz për blerjen e PTK-së, “Austria Telekom” dhe “Hrvatski Telekom”, kjo e fundit është tërhequr, duke bërë që në garë të mbetet vetëm një kompani. Ndërsa nuk dihet data e fillimit të procesit të ri për privatizim.
E-Diaspora
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve Një grua 74-vjeçare është gjobitur për mashtrime të shumëfishta. Gruaja kishte marrë fonde nga Kantoni i...
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
Jeta në Austri
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm” Ujërat e banjës së Austrisë kanë rënë nga vendi i dytë në të katërtin në një...
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini