Sport
Xhaka, pasuesi numër 1 i Evropianit 2016!
Xhaka është shpallur edhe dy herë futbollisti i ndeshjes në takimet Zvicër-Shqipëri dhe Zvicër-Rumani. Në dy ndeshjet e deritashme ai ka dhënë jo më pak se 218 pasime të sakta, më shumë se çdo futbollist tjetër që po luan në garën e madhe në Francë
Granit Xhaka më i mirë se të gjithë. Po, së paku sa përket pasimeve në “Euro 2016”. Në dy ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Rumanisë, ka dhënë jo më pak se 218 pasime të sakta, më shumë se çdo futbollist tjetër që po luan në garën e madhe në Francë, shkruan e përditshmja zvicerane “Blick”, përcjell albinfo.ch.
Atij i afrohet vetëm mesfushori i Gjermanisë, Toni Kroos. Futbollisti i Real Madridit ka 215 pasime, pra tri më pak. Xhaka renditet i pari, Kroos i dyti, kurse N’Golo Kante i Francës është i treti me 178 pasime.
Xhaka është shpallur edhe dy herë futbollisti i ndeshjes në takimet Zvicër-Shqipëri dhe Zvicër-Rumani, duke treguar se shuma prej 45 milionë eurove që pagoi Arsenali, nuk është e rastësishme.
Por, testi i vërtet do të jetë ndaj Francës, ku edhe mesfushori Dimitri Payet është shpallur dy herë futbollisti i ndeshje, dhe ka shënuar dy gola në minutat e fundit.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











